
Zbardhet identiteti i shoferit që qëlloi me shuplakë shefin e Komisariatit të Krujës, Elton Shahini, pas një konflikti verbal në muajin korrik.
Ai është Arjan Xheka, pronar i ish-hotelit “Mira Mare”, një prej hoteleve të shembura në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Shefi i policisë së Krujës në reagimin e tij pas publikimit të videos në rrjete, tha se drejtuesi i mjetit, Arjan Xheka, ishte nën efektin e lëndëve narkotike dhe po bënte manovra të rrezikshme ne rrugë.
Megjithatë Elton Shahini nuk ka bërë denoncim në Policinë e Durrësit.
Sipas të dhënave, konflikti është konsideruar një përplasje banale mes dy personave dhe më pas është mbyllur mes palëve.
Shahini ka deklaruar gjithashtu se në atë moment ishte jashtë orarit të punës, gjatë fundjavës, dhe po udhëtonte me motor në drejtim të plazhit.
Pamjet e konfliktit janë bërë publike në rrjetet sociale fillimisht nga ish-deputeti Myslim Murrizi, çka ka çuar më pas në një reagim zinxhir në rrjet në lidhje me rastin./Versus.al
View this post on Instagram

