Gjatë fjalimit të tij në mbrëmjen gala të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork të SHBA-së, kryeministri Rama foli për ndryshimin e rrënjësishëm të Shqipërisë vitet e fundit, duke veçuar jo vetëm zhvillimin ekonomik të vendit por edhe forcimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit.

"Sa shumë ka ndryshuar Shqipëria gjatë këtyre viteve. Askush nuk ta fal suksesin. Po, është viti i pestë a i gjashtë, që kemi aeroportin më të madh në rajon. Duke qenë shumë i madh jo vetëm në terma relative që është aeroporti me rritjen më të madhe në Europë, por edhe me shifra absolute, me shumë udhëtar se aeroporti i Beogradit. Do të vazhdojë sepse është vetëm fillimi.

Nuk është shumë e thjeshtë që ta përtypin të gjithë se kush është Shqipëria, të jetë e aftë të rritet dhe të tregojë këtë kapacitet për ndryshim. Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu. Jo se nuk kemi mangësi apo probleme. Martini nuk harroi të përmendte korrupsionin. Ne shqiptarët, ajo që ne e shohim si problem, partnerët europianë e shohin si sukses . Pyetja është a mund të ketë një vend më shumë korrupsion nëse ai luftohet ccdo ditë. A është e vërtetëq që në një vend ku korruprisoni është gjithkund, lufta kundër tij të ndodhë ccdo ditë? Jo nuk është. Dikur në Shqipëri, korrupsioni ishte gjithkund dhe lufta askund. Sot shohim diçka ndryshe. E shohim sepse sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet.

Është fjala për një sistem pushtetesh të pavarura që funksionojnë me gjithë defektet, problemet dhe nevojën për tu rritur, por sidoqoftë duke shfaqur çdo ditë faktin që ky nuk është vendi ku mund të ecësh dora dorës me korrupsionin pa asnjë pasojë. Ky është sukses i madh për një vend ku 10 vjet më parë, kafshët dhe shpendët masakroheshin nga mijëra gjuetarë europianë që kalonin në kufirin tonë, që të bënin festë pa rregulla e kontrolle, të vrisnin majtas dhe djathtas duke lënë pirgje zogsh të ngordhur. Sot vendi proteston për bio diversitetin, vetëm 10 vjet më vonë, pasi ndaluam gjuetinë, rritëm zonat e mbrojtura dhe pasi ndaluam shfrytëzimin e pyejeve, rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve, rritëm shumëfish si kurrë më parë, sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara. Tashmë kemi një Shqipëri të re. Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se vendi mund të jetë më keq nuk ekziston më" tha Rama, 


Lajmi kryesor:

Rama nga New York: Biden dhe SHBA e tradhtuan Thaçin, mund të bënin më shumë! Pas Zvërnecit, përgatitemi për investime të reja