Artan Myrtaj, 44 vjeç, i njohur në Sarandë me nofkën “Tani i Ruzhdiut”, u ekzekutua mëngjesin e 20 shtatorit në zonën e ish-Agjencisë, një prej kryqëzimeve të frekuentuara të qytetit. Myrtaj kishte ndaluar për të pirë një kafe në një lokal pranë kryqëzimit, pasi ishte ftuar nga një mik. Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, ai qëndroi vetëm për pak minuta dhe më pas u ngrit për t’u larguar. Në momentin që doli nga lokali, një motor me dy persona, të dy me skafandra, iu afrua. Autorët hapën zjarr ndaj 44-vjeçarit, por plumbat e parë nuk e prekën. Myrtaj tentoi të largohej me vrap, por vetëm disa metra më tej u qëllua sërish dhe mbeti i vdekur në vend. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar lëvizjet e njërit prej autorëve. Ai shfaqet i veshur me një xhup të gjelbër, pantallona të zeza dhe skafandër. Sipas të dhënave të hetimit, autori ka përdorur dy armë zjarri. Fillimisht ka qëlluar me një pistoletë me silenciator, e cila dyshohet se është bllokuar, dhe më pas ka përdorur armën tjetër, të cilën