Këto pamje janë regjistruar mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, ku protestuesit gjatë marshimit janë përballur mëe deputetin e Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, I cili ishte ulur bashkë me disa familjarë në një restorant. Brohorimave në kor të protestuesve Ish-ministri i brendshëm iu përgjigj me qetësi. Ajo që ka reaguar ka qenë bashkëjetuesja e tij, Delina Fico e cila ka tentuar të qëllojë me shishe uji në drejtim të protestuesve. Ditën e sotme, Fico ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin shprehu ndjesë për këtë humbje qetësie.