Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e Oltjon Muzakës si zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Me këtë vendim, ai lirohet nga posti i zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në të njëjtën mbledhje, Emiliano Gjika u lirua nga detyra e kryetarit të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, ndërsa në këtë pozicion u emërua Ina Zeqaj.
Të lidhura
None found
