“Viti i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon”, Rama fjalim në mbrëmjen gala në New York: Më shumë udhëtarë se në Beograd, ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte disa ndryshime në drejtimin e institucioneve publike.
Bëhet e ditur Oltjon Muzaka është larguar nga posti i zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të marrë detyrën e zëvendësministrit të Brendshëm, ndërsa në krye të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve është emëruar Ina Zeqaj, duke zëvendësuar Emiljano Gjikën.
Më herët Muzaka ka punuar edhe si jurist pranë Kryeministrisë, në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit (2014-2016). Gjithashtu, më pas ka patur dhe disa detyra në ministri të ndryshme: Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (2023-2024), si dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (2021-2023), në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë (2020-2021), Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (2019-2020), si edhe Ministrinë e Kulturës (2017-2019).
Sakaq, në mbledhjen e ditës së sotme të qeverisë është miratuar lirimi nga detyra i Emiljano Gjikës si kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, detyrë që këtej e tutje do të mbahet nga Ina Zeqaj.
Njoftimi i Kryeministrisë:
-Z. Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve, lirohet nga kjo detyrë.
-Znj. Ina Zeqaj emërohet kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.
-Z. Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Top Channel