Lëvizje të reja në Këshillin e Ministrave, dalin vendimet pas mbledhjes së qeverisë

25 Shtator 2026 | 16:20

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte një sërë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve dhe në përbërjen e qeverisë.

Oltjon Muzaka është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Ndryshime janë bërë edhe në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve. Emiliano Gjika është liruar nga posti i kryetarit të agjencisë, ndërsa në vend të tij është emëruar Ina Zeqaj.

Vendimet u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të zhvilluar më 25 shtator 2026.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto pak para fjalimit në OKB, Kryeministri pranë flamurit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi pak para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Në imazhin...
18:42 | 25/09/2026

Balla i përgjigjet propozimit të PD për Reformën Territoriale: Nuk ka “retro”, ne vijojmë procedurën tonë parlamentare

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas depozitimit nga Partia Demokratike të draftit për ndryshimin e ndarjes administrativo-territoriale të vendit....
18:33 | 25/09/2026

Rama: Askush nuk më ndal mua me llogjet e korrupsionit që hedhin pulat histerike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në platformën X, lidhur me protestat në New York. Rama iu referuar përdorimit të flamurit kombëtar gjatë...
16:41 | 25/09/2026