web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshime të reja në qeveri/ Ja kush do të jetë zv.ministri i ri i Brendshëm

25 Shtator 2026, 16:19, Aktualitet CNA

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e sotme ka miratuar lirimin nga detyra të Oltjon Muzakës, si zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Po ashtu me vendim të qeverisë, Muzaka është emëruar zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

VENDIM PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOS :

Z. Oltjon Muzaka, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ALBANA KOÇIU

Kjo lëvizje vjen pak ditë pas shkarkimit të Besfort Lamallarit si ministër i Brendshëm dhe emërimit të Ervin Demos në këtë detyrë. Po ashtu ndryshime pati edhe në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pas dorëheqjes së Evis Salës, në krye të kësaj ministrie u emërua Klodiana Spahiu, e cila më herët ishte zëvendëskryetare e Kuvendit. /CNA





Lajmet e fundit nga