web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

7 kandidatë në garë/ Nis numërimi i votave për tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

25 Shtator 2026, 16:09, Aktualitet CNA

7 kandidatë në garë/ Nis numërimi i votave për tre

Ka nisur numërimi i votave për tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në kuadër të procesit të zgjedhjes së tre anëtarëve, janë prezantuar kandidatët që garojnë për përfaqësimin e niveleve të ndryshme të sistemit gjyqësor.

Për një vend që i takon Gjykatës së Lartë janë paraqitur kandidaturat e gjyqtarëve Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni. Për përfaqësimin e Gjykatave të Apelit, në garë janë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj.

Ndërsa për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara janë Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho.

Në përfundim të procesit të numërimit, do të zbulohen tre anëtarët që do të përfaqësojnë këto nivele të gjyqësorit në Këshillin e Lartë Gjyqësor./ CNA





Lajmet e fundit nga