POLITIKË /

“George Washingtoni i Kosovës”, Rama në Nju Jork kritikon SHBA: Joe Biden e tradhëtoi! Duhet të bëhej më e mira për Hashim Thaçin

Rama tha se ndjehet i tradhëtuar dhe se SHBA duhet të bënte më të mirën.

Shkruar nga Versus

“George Washingtoni i Kosovës”, Rama në Nju Jork kritikon

Kryeministri Edi Rama, nga Nju Jorku, ku mori pjesë  në mbrëmjen Gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, u shpreh me nota kritike ndaj SHBA-së dhe administratës së shkuar të drejtuar nga Joe Biden sa i takon çështjes së 4 ish-krerëve të UÇK-së.

Rama tha se ndjehet i tradhëtuar dhe se SHBA duhet të bënte më të mirën.

“Joe Biden që e emërtoi "George Washingtonin" e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin.

Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me SHBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal”, tha mes të tjerash Rama./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll