Rama: E vërteta është rrezikuar nga e keqja, armiqtë po na sulmojnë përmes rrjeteve sociale
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, vuri theksin te problemet që sot shqetësojnë botën, që është më e madhe dhe se vetë armiqtë.
Rama tha se sot ndasitë janë më të mëdha kudo, por ajo që armiqtë e kanë më të lehtë për të sulmuar është se nuk kanë nevojë ta bëjnë përmes raketave, por e bëjnë përmes të rinjve.
Sipas tij, rrjetet sociale sot po shfrytëzohen në maksimum nga kundërshtarët e NATO-s, për të goditur vendet anëtare, duke përdorur trurin e të rinjve.
Sipas Ramës, e kundërta ndodh me aleatët, të cilët nuk mund të godasin në këtë mënyrë, pasi armiqtë tashmë janë të mbrojtur.
Ai tha se nuk po kërkon të mbyllen rrjetet sociale, por po kërkon të mbrohet e vërteta, e cila sot është më në rrezik se kurrë.
“A njeh ndonjë vend demokratik të bashkuar? Nuk i kam parë kurrë më të ndarë. Nuk e kam parë kurrë SHBA-të më të ndara, Gjermaninë më të ndarë. Në ndasi kemi qenë më të mirë, por sot jemi në një klub të madh. Ka edhe më keq, të rinjtë tanë janë edhe më të ndarë sesa vendet tona. Truri, mendja e fëmijëve tanë është e ndarë, ndërkohë që ne rrekemi të kuptojmë se si të mbrojmë vendet tona, demokracitë tona, si të mbrojmë klubin tonë të dashur NATO nga raketat e armikut, si të ndërtojmë kupola të hekurta, si të ndërtojmë që na mbajnë të sigurt në një luftë imagjinare të së ardhmes, e kemi lënë të gjithë trurin e fëmijëve tanë pa mburojë.
Armiqtë e vendeve tona nuk kanë nevojë të na ndjekin me raketa, na sulmojnë duke u përzier me trurin e fëmijëve tanë çdo orë, përmes mediave sociale. Zoti e bekoftë amendamentin RPA, por nëse ka në plan të lejojë çdo lloj plehre, nuk do të lejojmë më që arsimi më i mirë, sjellja më e mirë, është zhvilluar. Po jetojmë barbarinë.
Gjeni pak, nuk bëjmë dot të njëjtën gjë me armiqtë tanë, ata kanë mburojë për fëmijët e tyre. Ne nuk e bëjmë dot me fëmijët kinezë, sepse ata janë të mbrojtur. Nuk po kërkoj të mbyllim mediat sociale, ajo që po përpiqem të avokoj është se e vërteta nuk ka qenë kurrë më e konsumuar në emër të së keqes”, tha Rama.
Më tej, kryeministri shqiptar theksoi se ky problem global ka një zgjidhje, por ajo është në dorë të fuqive të mëdha; janë ato që duhet të tregojnë dhe të bëhen fanari ndriçues.
“Më lini ta mbyll duke thënë se po jemi të ndarë, por këto ndasi në fund të fundit na dëmtojnë vetëm ne. Ne shqiptarët jemi rritur duke e dëmtuar veten për shekuj të tërë, por ka edhe një ndasi që po dëmton botën, është ajo në vendet e mëdha që supozohet ta mbajnë pishtarin ndezur. Ju takon atyre të zgjedhin se çfarë duhet të bëjmë.
Si shqiptarë, le të mos tallemi me veten dhe të themi se kjo është diçka që e zgjidhim të vetëm. Ne do të mbetemi gjithmonë shqiptarë, e pra gjejeni që kur bota të marrë fund, të ketë një shqiptar gjallë e të thotë: ‘Ju thamë’”, u shpreh Rama.




