Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për herë të parë që prej konstituimit. Të hënën, në rend dite do të jetë miratimi i një deklarate mbi qëndrimin institucional të Kosovës pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës, krahas deklaratës së vonuar, synon që me urgjencë të procedojë edhe plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. “Më e rëndësishme se deklarata është projektligji, nisma ligjore që e kemi dorëzuar në Kuvendin e Kosovës dhe prej Kuvendit tashmë ka shkuar në Qeverinë e Kosovës. Tash presioni duhet të jetë te Qeveria e Kosovës”, tha deputeti i PDK-së, Arian Tahiri.