“Na sulmojnë përmes medias sociale”/ Kryeministri Rama: Nuk jam avokat për t’i mbyllur ato, e vërteta nuk ka qenë kurrë kaq e shpërfillur

25/09/2026 16:30

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, u ndal te rrjetet sociale, duke paralajmëruar për ndikimin e tyre te të rinjtë.

Ai tha se shoqëritë përballen me ndërhyrje përmes rrjeteve sociale dhe ngriti shqetësimin për mënyrën se si informacioni ndikon te të rinjtë.

Kryeministri theksoi se nuk është për mbylljen e rrjeteve sociale apo kufizimin e lirisë së shprehjes, por shprehu shqetësimin për atë që e cilësoi si shpërfillje të së vërtetës.

“Kështu që më lejo të them, në ndasi kemi qenë gjithmonë më të mirët, por tashmë nuk jemi më vetëm. Jemi në një klub të madh. Të gjithë janë të ndarë. Ka edhe më keq.

Të rinjtë tanë janë edhe më të ndarë e më në ndasi sesa vendet tona dhe ka dhe më keq: truri, mendja e fëmijëve tanë është e ndarë sepse ndërkohë që ne rrekemi të kuptojmë se si të mbrojmë vendet tona, si të mbrojmë demokracitë tona, si të mbrojmë klubin tonë të dashur NATO nga raketat e armikut, si të ndërtojmë kupolat e hekurta e kupola të florinjta, si të ndërtojmë mburoja që na mbajnë të sigurt në një luftë imagjinare të së ardhmes, e kemi lënë të gjithë trurin e fëmijëve tanë pa mburojë. Ndaj armiqtë e vendeve tona nuk kanë nevojë të na ndjekin pas me raketa: na sulmojnë duke u përzier me trurin e të rinjve tanë çdo orë përmes telefonit celular, përmes medias sociale.

E di, Zoti e bekoftë Amendamentin e Parë, por në qoftë se Amendamenti i Parë ka për qëllim të lejohet çdo lloj mbeturine e plehre, ndjesë se po hani, nuk po jetojmë më në civilizimin ku arsimi më i mirë, ku sjellja më e mirë, ku mënyra më e mirë e komunikimit mes njerëzve është zhvilluar. Po jetojmë barbarinë.

Pa gjejeni pak! Nuk bëjmë dot të njëjtën gjë me armiqtë tanë, sepse ata i kanë mbrojtur, kanë vënë mburojë për njerëzit e tyre. Ne nuk mund të shkojmë e të përzihemi me mendjet e fëmijëve kinezë sepse janë të mbrojtur dhe nuk po bëhem avokat apo më mirë nuk po them që jam avokat për të mbyllur median sociale. Nuk është se po avokatoj që të përndjekim apo të ndikojmë në lirinë e shprehjes. Ajo për të cilën avokatoj sot është që e vërteta kurrë nuk ka qenë më e shpërfillur, më e abuzuar, më e konsumuar në emër të gënjeshtrës, në emër të manipulimit dhe në emër të së keqes.

Më lini pra, ta mbyll njëherë e mirë duke thënë: po, jemi të ndarë. Po, këto ndasi në fund të fundit na dëmtojnë vetëm ne dhe ne shqiptarët jemi rritur duke e dëmtuar veten për shekuj të tërë. Po ka dhe një tjetër ndasi që po dëmton botën dhe është ndasia në vendet e mëdha që supozohet të na tregojnë rrugën. Është ndasia në vendet e mëdha që supozohet ta mbajnë pishtarin ndezur. Ndaj ju takon atyre të zgjedhin se çfarë duan të bëjnë, por së paku si shqiptarë le të mos tallemi me veten e t’i themi që kjo është diçka që mund ta zgjidhim të vetëm. Nuk mundemi. Ne shqiptarët do të mbetemi gjithmonë shqiptarë. E pa gjejeni, kur bota të bjerë në kolaps e njerëzimi të ketë marrë fund, do të ketë një shqiptar gjallë që të jetë dëshmitar e të thotë: “ju thamë”, u shpreh Rama.

Top Channel