“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalohet”, Rama në OKB: Na nevojitet inteligjencë artificiale e verifikueshme
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, deklaroi se shqiptarët kanë zhgënjyer “një mik të madh”, duke iu referuar mungesës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Më tej, kryeministri ndryshoi temë duke folur për zhvillimin e Shqipërisë dhe ndryshimet që, sipas tij, kanë ndodhur gjatë viteve të fundit.
“Më lini të ndryshoj temë, të vazhdoj me atë çfarë u përpoq të thoshte Martini për mua, po nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me vendin tonë, me atdheun tonë. Ka të bëjë me faktin se sa shumë ka ndryshuar përgjatë këtyre viteve. Ka të bëjë me faktin se sa shumë sonte, aktualisht na duhet të përballemi me një fakt shumë të thjeshtë që askush nuk ta fal suksesin. Dhe po, është viti i pestë a i gjashtë që kemi aeroportin më të madh në rajon, duke qenë shumë i madh, jo vetëm në terma relative, që është aeroporti me rritjen më të lartë në Europë, që është prej një sërë vitesh, por po kështu edhe në shifra absolute, më shumë udhëtarë se aeroporti që ka qenë gjithmonë më i madhi në rajon, më i madhi, i Beogradit.
Dhe do të vazhdojë sepse është vetëm fillimi. Sigurisht kjo nuk është shumë e thjeshtë që ta përtypin të gjithë, kush jemi ne, kush është Shqipëria që të jetë e aftë të rritet e të tregojë një të tillë kapacitet e aftësi për ndryshim.
Sigurisht, ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu dhe nuk po përpiqem të them që nuk kemi mangësi e nuk po përpiqem të them që nuk kemi probleme.
Martini në fjalën hapëse nuk harroi të përmendte korrupsionin, por varet shumë se si nga e sheh dhe e çuditshme është që ajo çfarë shqiptarët e shohin si problem, partnerët europianë e shohin si sukses. Sepse pyetja është, “a mund të ketë një vend më shumë korrupsion në rast se korrupsioni luftohet çdo ditë? A është e vërtetë që në një vend, ku korrupsioni është gjithkund, lufta kundër korrupsionit të ndodhë çdo ditë’’? Jo, nuk është. Ka pasur një kohë në Shqipëri ku korrupsioni ishte gjithkund e lufta kundër korrupsionit askund.
Sot shohim diçka krejt ndryshe. Dhe pa gjejeni. E shohim sepse sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet, dhe nuk është më fjala thjesht për një udhëheqës apo një qeveri. Është fjala për një sistem pushtetesh të pavarura, që funksionojnë me gjithë defektet e tyre, me gjithë problemet e tyre dhe me të gjithë nevojën për t’u rritur e për t’u pjekur më tej, por sidoqoftë duke shfaqur çdo ditë faktin që nuk është më ky vendi ku mund të ecësh dorë për dorë me korrupsionin pa pasur asnjë pasojë.
Dhe ky është një sukses i madh, ashtu siç është sukses i madh fakti që në një vend, ku deri 10 vjet më parë, kafshët dhe shpendët masakroheshin nga mijëra e mijëra gjuetarë europianë, që kalonin nëpër kufirin tonë që të bënin festë pa asnjë rregull, pa asnjë kontroll e të vrisnin majtas e djathtas duke lënë pas pirgje zogjsh të ngordhur, që u shndërruan në turpin e vendit tonë në faqet e ‘’National Geographic’’, sot vendi proteston për biodiversitetin. Vetëm 10 vjet më vonë, pasi ndaluam gjuetinë, pasi rritëm zonat e mbrojtura, pasi ndaluam shfrytëzimin e pyjeve, pasi e rritëm trefish numrin e shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë, pasi rritëm shumëfish si kurrë më parë sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara, tashmë kemi një ndjesi të re në një Shqipëri të re. Njerëzit duan më shumë.
Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se mirë është se mund të jetë më keq nuk ekziston më. Sot nuk është mirë sepse mund të jetë më mirë dhe ky është një sukses i madh, siç është sigurisht një sukses i madh që jemi shumë herë më afër se ç‘ishim me diasporën shqiptare dhe po përgatitemi të hedhim një hap tjetër përpara: po përgatisim Bonot e Diasporës që më së fundi ta çojmë në një tjetër nivel përfshirjeje Diasporën sa i takon pjesëmarrjes në rritjen e vendit”, u shpreh kryeministri Rama.
Top Channel