Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, furgoni me mësues përplaset me një taksi! Tre të plagosur (VIDEO)
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të premteje në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Në aksident mësohet se janë përfshirë një taksi dhe një furgoni që transportonte mësues.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosura dy gra dhe një vajzë. Të plagosurat janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, të treja janë jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para dyshohet se furgoni me mësues po dilte në superstradë në momentin kur është përplasur me taksinë. Rrethanat e sakta të aksidentit pritet të përcaktohen gjatë hetimit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. Po verifikohen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.
Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin! Përplasen dy automjete, tre të plagosur
Grupi Parlamentar i PD depoziton ligjin për ndarjen territoriale të vendit: 100 bashki dhe 12 qarqe
Vrasja e “Tanit të Rruzhdiut”, dalin pamjet e autorit! Mbante në duar dy armë
- 16:28 Rama deklaratë të fortë nga New York: Joe Biden tradhëtoi Hashim Thaçin “Xhorxh Washingtonin e Prishtinës”
- 16:24 Ministri i Jashtëm polak paralajmëron: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” këtë vit
- 16:24 Autori akuzohet për përdorim të IA-së, çmimi prestigjioz francez “Goncourt” heq nga lista romanin
- 16:22 Vunoi shpallet zyrtarisht “Qendër Historike”, qeveria miraton zonën e mbrojtur
- 16:20 Lëvizje të reja në qeveri, dalin vendimet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave
- 16:17 Shpërthimi i fuqishëm në qendër të Athinës, vijojnë kërkimet për 5 persona e zhdukur