Rama nga SHBA: Shqipëria i përket Zotit dhe miqve

Nga A2 CNN
25 Shtator 2026, 16:39 | Politikë

Rama nga SHBA: Shqipëria i përket Zotit dhe miqve

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork, u ndal edhe te debatet e fundit për të huajt që po vijnë në Shqipëri. Rama kërkoi mikpritjen dhe hapjen ndaj projekteve të huaja.

“Është momenti për një periudhë të jashtëzakonshme, pasi kemi kaluar një periudhë poshtërimi, pasi po të thoje që je shqiptar në Europë gjeje belanë dhe tani, ndërkohë që kemi ardhur në një pikë ku gjithçka mund të jetë më mirë, do duhet të gjejmë zgjidhjen, na duhet të bëjmë shumë më tepër”, u shpreh Rama.

 “Pa fajësuar të huajt që po vijnë e po na marrin tokën, gjatë muajve të fundit kam dëgjuar slogane të neveritshme ‘Shqipëria i përket shqiptarëve’”, tha Rama.

 “Po nëse do të kishte qenë e njëjta gjë për ato vende ku shkuan shqiptarët dhe e lulëzuan, imagjinoni për një moment nëse Amerika do t’u përkiste amerikanëve, Italia italianëve apo Greqia grekëve, imagjinoni ku do të ishim”, u shpreh ai.

“Shqipëria i përket Zotit dhe pikës. Ashtu si dhe shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut. Duhet të ketë vend për gjithkënd që bujt e vjen, qoftë për strehë, qoftë për ndihmë”, deklaroi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos