“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga New York: SHBA nuk bëri më të mirën për George Washington-in e Kosovës (VIDEO)

25 Shtator 2026, 16:43Politika TEMA
“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga New York: SHBA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kishin bërë më shumë për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Gjatë fjalës së tij në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, Rama u ndal te mungesa e Thaçit dhe tha se ai është një prej personave që i mungon komunitetit shqiptar në SHBA.

“Hashim Thaçi nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar argumentoi se, pavarësisht përpjekjeve të disa personaliteteve amerikane, përfshirë gjeneralin Wesley Clark, SHBA-ja nuk kishte bërë gjithçka që mund të bënte për Thaçin.

“Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin”, tha Rama.

Duke shpjeguar përdorimin e termit “tradhti”, Rama tha se shqiptarët e shohin SHBA-në si një aleat dhe mik të rëndësishëm dhe se, pikërisht për këtë arsye, sipas tij, pritshmëritë ndaj Washingtonit kanë qenë më të mëdha.

“Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste”, deklaroi Rama, duke iu drejtuar edhe gjeneralit Wesley Clark me një falënderim për kontributin e tij.

Hashim Thaçi dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, lidhur me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Rama e ka bërë prej kohësh pjesë të deklarimeve të tij publike shqetësimin për procesin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

16 Komente

  1. G
    G

    Bravo Edi Rama,i the gjerat troc,e vertet Bideni fjeti gjum,tradhtoi ate qe kishte vleresuar maksimalisht.Po tradhtaret me te medhenj jan spiunat shqipfoles te Kosoves me ne krye Kurtin.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      popopo sa shume i do sunitet a shiitet shqipfoles e Kosovo apo Albanistonit America....!?

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!

        Pra.....sipas bojaxhiut fajtor per Thaqin eshte Amerika......tani qe po e lexoj deklaraten e "guximshme" ...me ngjan me Enver hoxhen kur shkoi ne Moske dhe "ia plasi ne fytyre Hrushovit..."............o bojaxhi , Amerika eshte shtet ligjor , mbeshtet gjykatat dhe vendimet e tyre , si edhe gjithe zinxhirin ligjor te apelimeve......po s'ke faj , ti je mesuar ne Shqiperi , kur mbledh deputetet dhe merr "vendimet" per Belen e Lalin....megjithese nuk je gjykates....je thjesht nje bojaxhi qe lyen me te zeze sistemin gjyqesor te kujtdo shteti...qe merr vendime qe nuk te pelqejne......dhe meqe ra llafi kujdes me Bechettin...futi nje TQR edhe gjykatesit te asaj ceshtje !!!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Patronazhisti

        Cfare je ti mor plehre qe e quan Ameriken Tradhetare?! Je funderina me e madhe qe ka dale nga populli shqiptar

        Përgjigjjuni
      3. P
        P

        "Rrofshin"spiunat kosovar qe burgosen clirimtaret clirimtaret,"rrofte Kurti me Gervallen qe ndihmuan Serbin ne denimin e heronjve te UCK.

        Përgjigjjuni
        1. s
          siringa

          Filloni tani me refrenin tuaj : Rama , vëllau i Vuçiçit!

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vl

            O BUCE burr leri showt

            Përgjigjjuni
            1. X
              X

              Spiunave shqipfoles te Kosoveve dhe koqevarurve te Kurtit per te mbuluar tradhtit e tyre perdorin refrenin, "RAMA vellai Vuciqit",⁰

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Z

                Posht spiunat shqipfoles kosovar!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klimax

                  Si gjithmonë me llogjikën se fajin e kanë të tjerët dhe ti je viktimë e përjetshme dhe përherë ke të drejtë edhe kur bënë terror, kërcënon, vret e zhduk civila nga faqja e dheut! Drejtësia për ty të funksionojë vetëm për kundërshtarët, "armiqtë", por jo për ty, ti je i paprekshëm!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gjergj Fishta I riu

                    Ja dhe nje tip fjalimi Enverist ne OKB. Zoti Rama duke ndjere frike se çeshtja ne Hage munde te precipitoi kunder Shqiperise, me tej, po ju le amerikaneve perfundimin e Thaçit(kopilin ne dere) "sepse Joe Biden e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosoves". Komunistet me 1990 nisen demokracine dhe rrahen gjoksin te perbetuar, se nuk do te vrasin me te djathten e vrare dhe syrgjynosur, si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove. Mirpo kuptohet se po ajo semundje e mbjellur nga Miladini ne Shqiperi, gjate luftes Nacional 'çlirimtare', "vllavrasja" per kapjen e pushtetit politike nga e majta, u perserit ne Kosove. Frika ne Tirane asht se mos shembet(!) katershja e bashkepunon me Hagen. Sepse njehere Hashimi tha se nuk i kontrollonim te gjitha nivelet e UCK-se e tani ka marre pergjegjsi, e thote: se ne i kontrollonim te gjitha nivelet e saj. Shqiperise post komuniste as nuk ja ndjene per denimin e Thaçit, por duke qene e ditur se Thaçi ka kaluar neper Shqiperi para se te çfaqet ne Kosove tmerron pinjollet sundues te komunizmit ne Tirane.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Trapi

                      Nuk me pelqen aspak kjo menyre e te shprehurit te Rames. Nuk eshte mencuri qe Rama perdore fjalen tradheti. Me sa duket Rama nuk i ka punet e veta mire dhe po perpiqet te ndertoje nje politike per vehte por jo per Shqiperine dhe shqiparet. I dashur Rama, lufta ka dhe viktima por mbi te tera eshte Shqiperia. Mendo per te dhe nderto politiken per Shqiperine dhe jo te behesh demagog sikur je me i "mencur" se Amerika. Amerika eshte aq vend i math sa ti nuk e kupton dhe kjo eshte fatkeqesi. Fatekeqesi kur mendon se duke i dale kunder Amerikes do jete me mire per ty. Po ta them troc se me keto qe thua ti Vuciqi ka filluar vallen e intriges, per te arritur "nga fitorja ne fitore!"....

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kujtimi

                        Aftesite komanduese dhe clirimtare te Thacit u pane me 2011 kur Enver Zymberi dhe shum te tjere vdiqen nen urdherat e tije, gjoja per ta cliruar veriun e Kosoves. Ai duke shkelur mbi viktima deshi te "vertetoj" se ky eshte nje "mision i pamundur". Deshi te krijoj pretekst per ndarjen e veriut, per te cilen u angazhua aq fort me vone. Tradhtar i luftes dhe i paqes.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Begaj adhrop i Ramës

                          Kryebanditi shqiptar ne OKB. Flen dhe qin në Hotel me vlerë 15 mijë Dollar nata s’bashku me lukuninë e tij she pastaj del dhe jep intervista në emër të shqiparve të kalaruar prej tij. Zoti ta shoftë farën inshallah. Monster që nuk njeh kufi më shpirtin e tij të zi dhe me një karakter prej sadisti të pamëshirshëm. Fundi jot do të jetë i zi ashtu si dhe shpirti juaj. Çeshtje kohe

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            I

                            E keqja e shqiptareve jan vet shqiptaret ka then Konica I madh.Kjo vlen per spiunat e Serbise ne Kosove dhe per Kurtin.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Prishtina

                              Hello Rama! Si po shkon kështu nga gabimi në gabim? Në vend që të pyesish si ndodhi që të vritet Komandati i FARK-ut Ahmet Krasniqi në mes të Tiranës, e s ‘ dihet kush e vrau, u vranë shokët e Rugovës, e dalin 300 e sa dëshmitarë kundër tij Hagë- ti bëhesh gjykatës si Saliu. E shpall pa faj a???!!! Kishim besim të madh te puna yte, po tani kuptojmë se e ke humb timonin. Tani vërtet, vaj halli.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje