”Kemi aeroportin më të madh në rajon”, Rama: Rinasi po lë pas Beogradin, por ka forca që nuk duan të na shohin kështu

Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e Shqipërisë dhe rritjen e numrit të udhëtarëve në aeroportin e Tiranës, gjatë fjalës së mbajtur në një mbrëmje gala në New York. Rama deklaroi se prej pesë apo gjashtë vitesh Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon, duke theksuar se rritja nuk është vetëm relative, por edhe në shifra konkrete. ”Është viti i 5 apo i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon. Duke qenë shumë i madh jo vetëm në terma relative, në rritje në Europë, por edhe në shifra. Më shumë udhëtarë se sa ai në Beograd”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se ky ndryshim nuk është i lehtë për t’u pranuar nga të gjithë, duke iu referuar perceptimit për Shqipërinë dhe zhvillimeve të viteve të fundit. “Sigurisht që kjo nuk është shumë e thjeshtë, që ta përtypin të gjithë, se kush jemi ne, kush është Shqipëria që të tregojë një ndryshim të tillë”, tha ai.

Rama shtoi se ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu, ndërsa pranoi se vendi vijon të ketë problematika. Kryeministri solli në vëmendje perceptimet e ndryshme për problematikat e Shqipërisë, duke thënë se ato që shqiptarët i konsiderojnë si probleme, partnerët europianë mund t’i shohin në një tjetër këndvështrim. ”E çuditshme është se ne shqiptarët, ajo çfarë shqiptarët e shohin si problem, partnerët europianë e shohin si sukses. A është e vërtetë?”, përfundoi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?