Bota

Tensione me djalin 20-vjeçar? Melania Trump rrëfen detaje të rralla për marrëdhënien e tyre: Ndonjëherë është i lumtur që unë të merrem me punët e mia

Melania Trump ka bërë një rrëfim të rrallë për marrëdhënien me djalin e saj, Barron Trump, duke lënë të kuptohet se koha e kaluar së bashku është bërë gjithnjë e më e kufizuar.

Në një intervistë për “The Big Money Show” të “Fox Business”, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u pyet se si arrin të gjejë kohë për familjen, mes angazhimeve të saj publike dhe private.

56-vjeçarja tha se koha familjare duhet të planifikohet paraprakisht, pasi si ajo, ashtu edhe bashkëshorti i saj, Presidenti Donald Trump, kanë axhenda të ngarkuara.

“Është gjithnjë e më pak kohë familjare”, tha ajo, duke shtuar se bashkëshorti i saj mund të qëndrojë në Zyrën Ovale deri vonë në mbrëmje.

Duke folur për Barron, 20 vjeç, i cili studion në Universitetin e Nju Jorkut (NYU), Melania tha:

“Barron tashmë është një i ri, kështu që ndonjëherë ndoshta është edhe i lumtur që unë thjesht të merrem me punët e mia. Dhe kjo është në rregull.”

Komentet e saj vijnë në një kohë kur vëmendja ndaj jetës private të Barron është shtuar. Mediat amerikane kanë raportuar se ai ka zgjedhur një jetë të tërhequr dhe se, për shkak të kërcënimeve ndaj familjes Trump, lëvizjet e tij bëhen nën masa të larta sigurie.

Zyra e Melania Trump ka kërkuar më herët që detajet mbi jetën private të Barron të mos publikohen, duke iu referuar kërcënimeve të fundit ndaj tij.

Barron është shfaqur rrallë në publik gjatë muajve të fundit. Paraqitjet e tij të fundit të njohura përfshijnë finalen e Kupës së Botës 2026 në Nju Xhersi dhe një event UFC të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

Pavarësisht raportimeve për tërheqjen e tij nga jeta publike, Melania Trump nuk e përshkroi drejtpërdrejt marrëdhënien me të birin si konfliktuale. Deklaratat e saj u përqendruan kryesisht te vështirësia për të gjetur kohë familjare dhe te fakti që Barron tashmë është në moshë madhore.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.