Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në një takim në New York të Shteteve të Bashkuara, se sot SHBA dhe shtetet europiane janë më të ndara se kurrë më parë.
“Duke e përmbyllur fjalën time, do të doja të thoja diçka tjetër, sepse Martini kaloi nga një pjesë, paqe, paqe, paqe, nga Shqipëria në Kosovë, në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe tha të ndarë, të ndarë, të ndarë. A mos Amerika e bashkuar Martin? A mos është Europa e bashkuar? A njeh ndonjë vend demokratik të bashkuar sot? S’kanë qenë kurrë më në ndasi. S’e kam parë kurrë më të ndarë Francën, Gjermaninë dhe SHBA-të. Në ndasi kemi qenë më të mirët, por tashmë nuk jemi më vetëm, jemi në një klub të madh. Të gjithë janë të ndarë. Ka edhe më keq, të rinjtë tanë janë edhe më në ndasi sesa vendet tona”, tha mes të tjerash Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga New York: Biden dhe SHBA e tradhtuan Thaçin, mund të bënin më shumë! Pas Zvërnecit, përgatitemi për investime të reja









