Protestat kundër tij/ Rama: Pulat histerike i gënjen mendja se do më ndalin me llogjet për korrupsionin
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me protestat që janë bërë kundër tij gjatë qëndrimit në SHBA.
Në postimin e tij në platformën “X”, Rama shprehet flamurin shqiptar e ka ngritur me lartë se ç’ka qenë ndonjëherë në botë. Ai shton se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar ka “një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi”.
Më tej në reagim, kreu i qeverisë në përgjigje dhe të protestave kundër tij, shprehet se ishte Partia Socialiste ajo që bëri që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.
“Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës.
Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni!
Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion:
Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit!
Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës”, thuhet në postimin e Ramës.
Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë… pic.twitter.com/1aGtqbVdbS
— Edi Rama (@ediramaal) September 25, 2026
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë j...
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të mbajë nesër fjalim në...
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mor...
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 106 vota pro, asnjë ku...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ndau disa deklarata pas de...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, reagoi sot në Kuvend l...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, deklaroi...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe kryetari i Kuvendit, N...
Deputeti dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Sekretar...
Ish-nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho, është ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë që ...
Kryedemokrati Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë dhe Se...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal përsë...
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot çështjen e shumëpër...
Komisioni Europian po punon drejt mbylljes së procesit të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se p...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, komentoi sot me ironi ...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë publikuar pamjet e vrasjes së Artan Myrtajt në Sarand...
Policia ka dalë me reagim zyrtar për plagosjen e ndodhur m...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Zogut të...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia, duke lënë në arres...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Prokuroria gjermane po heton një burrë 105-vjeçar, i cili ...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...