Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Mbrostar Ura.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.












