Këshilli i Ministrave ka miratuar tre vendime që lidhen me projektin për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri, duke dhënë pëlqimin në parim për ndryshimin e marrëveshjeve me bankën gjermane KfW Frankfurt am Main.

Vendimi i parë miraton letërmarrëveshjen ndryshuese të marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfË. Marrëveshja bazë ishte ratifikuar me ligjin nr. 4/2022.

Vendimi i dytë ka të bëjë me ndryshimin e marrëveshjes së grantit për masat shoqëruese të projektit, e miratuar më parë me vendimin nr. 73, datë 2 shkurt 2022, të Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë, vendimi i tretë miraton ndryshimin e marrëveshjes së grantit për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve studentore, e miratuar me vendimin nr. 74, datë 2 shkurt 2022, të Këshillit të Ministrave.

Të tre vendimet janë propozuar nga Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe parashikojnë miratimin në parim të letërmarrëveshjeve ndryshuese me KfË për vijimin e zbatimit të projektit. Sipas vendimeve të qeverisë, ato hyjnë në fuqi menjëherë.

Vendimi i parë

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFË FRANKFURT AM MAIN (KFË), TË MARRËVESHJES  SË HUAS PËR REHABILITIMIN ME EFICIENCË ENERGJETIKE  TË KONVIKTEVE STUDENTORE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË SHQIPËRI, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.4/2022

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes ndryshuese, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), të marrëveshjes së huas për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri, ratifikuar me ligjin nr.4/2022, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Vendimi i dytë 

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (PËRFITUESI), DHE KFË FRANKFURT AM MAIN (KFË), TË MARRËVESHJES  SË GRANTIT PËR MASAT SHOQËRUESE PËR REHABILITIMIN   ME EFICIENCË ENERGJETIKE TË KONVIKTEVE STUDENTORE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË SHQIPËRI, MIRATUAR                     ME VENDIMIN NR.73 DATË 2.2.2022, TË KËSHILLIT  TË MINISTRAVE.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të  ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të letërmarrëveshjes ndryshuese, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave (përfituesi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfË), të marrëveshjes së grantit për masat shoqëruese për rehabilitimin me eficiencë energjetike të konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri, miratuar me vendimin nr.73, datë 2.2.2022, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Vendimi i tretë

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË LETËRMARRËVESHJES NDRYSHUESE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE (PËRFITUESI), DHE KFË FRANKFURT AM MAIN (KFË), TË MARRËVESHJES SË GRANTIT PËR MASAT SHOQËRUESE PËR REHABILITIMIN  ME EFICIENCË ENERGJETIKE TË KONVIKTEVE STUDENTORE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË SHQIPËRI, MIRATUAR                     ME VENDIMIN NR.73 DATË 2.2.2022, TË KËSHILLIT  TË MINISTRAVE