Aksident në aksin Fier-Lushnjë, automjeti del nga rruga dhe përmbyset, shoferi shpëton pa dëmtime

Aktualitet

IMG_6163.webp

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnjë, në vendin e quajtur Mbrostar Ura.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke bërë që ai të përmbyset në rrugë.

Fatmirësisht, drejtuesi ka qenë personi i vetëm në automjet dhe nuk ka pësuar dëmtime. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT