Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhjen, ku pritet të miratohet një deklaratë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
Të lidhura
None found
Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe zhvillimet që pasuan vendimin e kësaj gjykate.
Kjo është mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të PDK-së që mbahet pas aktgjykimit të shpallur në Hagë.
Në përfundim të mbledhjes, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, do të dalë në konferencë për media.
