POLITIKË /

“Projekti i Kushner në Zvërnec i jashtëzakonshëm”, Rama: Slogani "Shqipëria i përket shqiptarëve, i turpshëm

Rama, duke folur në mbrëmjen Gala në Nju Jork e organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan, u shpreh se të tjera projekte më të mëdha presin të realizohen dhe se qeveria do t’i japë dritën jeshile.

Shkruar nga Versus

“Projekti i Kushner në Zvërnec i

Qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti turistik i Zvërnecit.

Kryeministri Edi Rama, duke folur në mbrëmjen Gala në Nju Jork e organizuar nga Këshilli shqiptaro-amerikan, u shpreh se të tjera projekte më të mëdha presin të realizohen dhe se qeveria do t’i japë dritën jeshile.

“Po përgatitemi që të hedhim në vend miliarda, jo vetëm me projektin e famshëm dhe të jashtëzakonshëm të Kushner, por edhe me projekte të tjera të mëdha. Në Shqipëri gjërat janë shumë të qarta. Pasi kemi kaluar një epokë poshtërimi, kur kushdo që donte të fitonte ndonjë palë zgjedhje në ndonjë vend europian e kishte të lehtë, duke treguar shqiptarët si delja e zezë. Na duhet të bëjmë shumë më tepër me më shumë kurajo, pa përjashtuar në një betejë të pakuptimtë ideologjike, zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe pa fajësuar të huajt që po vijnë e po na marrin tokën”, tha Rama.

Ai e cilësoi sloganin e protestuesve “Shqipëria i përket shqiptarëve” si slogan i neveritshëm dhe i turpshëm pasi sipas tij nëse do të kishte qenë e njëjta gjë për të gjitha vendet ku shkuan dhe lulëzuan shqiptarët, ne s’do të kishim bërë asgjë.

“Gjatë muajve të fundit kam dëgjuar sloganin më të neveritshëm dhe më të turpshëm, ‘Shqipëria u përket shqiptarëve’. Por nëse do të kishte qenë e njëjta gjë për të gjitha vendet ku shkuan dhe lulëzuan shqiptarët, ne s’do të kishim bërë asgjë. Shqipëria i përket Zotit dhe mikut, ashtu si shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, tha kryeministri Rama./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll