25 Shtator 2026, 17:25
Nga E.d
Një seance e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës
Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës vendosi të premten t’i ndalojë pagesat nga buxheti i Republikës Sërpska për lobim, përfshirë paratë për të financuar kontratat e lobimit që lidhen me avokimin për shkëputjen e entitetit serb nga shteti i Bosnjës.
Vendimi lidhet me zërin buxhetor “Transferet për përfaqësitë e Republikës Sërpska jashtë vendit”, i paraparë në buxhetin e këtij entiteti për vitin 2026 në vlerë prej rreth tetë milionë eurosh, si dhe me të njëjtin zë në rishikimin e dytë të buxhetit për vitin 2025, ku ishin paraparë rreth 25 milionë euro.
Gjykata Kushtetuese e Bosnjës i shpalli antikushtetuese fondet prej miliona eurosh të ndara nga Republikën Sërpska për lobim jashtë vendit, përfshirë edhe një kontratë që Përfaqësia e Republikës Sërpska në Vjenë e kishte lidhur me kompaninë kanadeze “Dickens & Madson”.
Gjykata ndaloi njëkohësisht të gjitha pagesat nga buxheti i Republikës Sërpska në bazë të kësaj kontrate, si dhe financimin e angazhimeve të tjera për lobim, qëllimet e të cilave janë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe institucionet shtetërore të vendit.
Kushtetuesja e mori vendimin pas kërkesës së Denis Zvizdiqit, nënkryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës.
Në kërkesën e tij, Zvizdiq kërkoi që Gjykata Kushtetuese të zgjidhte një mosmarrëveshje mes Bosnje e Hercegovinës dhe entitetit të saj, Republikës Sërpska, lidhur me miliona euro të ndara për përfaqësitë e këtij entiteti jashtë vendit, përfshirë fondet e përdorura për financimin e kontratave të lobimit që lidhen me promovimin e pavarësimit të Republikës Sërpska.
Zvizdiq e kishte dorëzuar kërkesën në prill të këtij viti.
“Qëllimi i kërkesës sime është që Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës t’i ndalojë të gjitha pagesat buxhetore nga të gjitha nivelet e pushtetit në Bosnje për lobim për synime antikushtetuese dhe të paligjshme, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës, ligjet e saj, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe institucionet e Bosnje e Hercegovinës”, kishte deklaruar atëherë Zvizdiq.
Ai kishte paralajmëruar gjithashtu se “shpenzimi i parave të buxhetit nuk duhet të orientohet drejt cenimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit të Bosnje e Hercegovinës”.
Kontrata me “Dickens & Madson”
Sipas një hulumtimi të Radios Evropa e Lirë, Republika Sërpska ka paguar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për lobistë në Uashington, për të promovuar pavarësimin e këtij entiteti nga Bosnje e Hercegovina.
Sipas të dhënave nga një bazë amerikane, të analizuara nga REL-i, kontrata e fundit me kompaninë izraelito-kanadeze “Dickens & Madson” është pjesë e një fushate shumëvjeçare lobimi të autoriteteve të Republikës Sërpska në Shtetet e Bashkuara.
Për këtë fushatë, që nga viti 2015, janë ndarë të paktën 8.3 milionë dollarë. Ndër synimet e saj ishin heqja e sanksioneve amerikane ndaj ish-presidentit dhe kryeministrit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe kundërshtimi i legjitimitetit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt.
Shtetet e Bashkuara i hoqën sanksionet ndaj Dodikut dhe bashkëpunëtorëve të tij në vitin 2025, ndërsa Schmidt dha dorëheqje nga posti në maj të këtij viti.
Autoritetet e këtij entiteti kishin paraparë edhe 54.9 milionë marka (rreth 28 milionë euro) për aktivitetet e lobimit në rishikimin e buxhetit për vitin 2025.
Fondet për lobim u miratuan nga shumica qeverisëse në Asamblenë Kombëtare të Republikës Sërpska, e udhëhequr nga Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur e Dodikut.
Republika Sërpska nuk ka të drejtë të shkëputet
Sipas kuadrit kushtetues në fuqi, entitetet e Bosnje e Hercegovinës nuk kanë të drejtë të shkëputen nga shteti dhe as të ndryshojnë në mënyrë të njëanshme integritetin e tij territorial.
Në një vendim të mëhershëm, të vitit 2008, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës kishte vlerësuar se Republika Sërpska mund të angazhonte lobistë për promovimin e interesave të veta. Gjykata në atë rast kishte hedhur poshtë pretendimet se një veprim i tillë cenonte kompetencat ekskluzive të shtetit në fushën e politikës së jashtme.
Megjithatë, Zvizdiq argumentoi në kërkesën e tij se rasti aktual dallon, pasi fondet e buxhetit po përdoren për aktivitete që lidhen drejtpërdrejt me promovimin e pavarësimit të Republikës Sërpska, gjë që, sipas tij, është në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës dhe vendimet e mëhershme të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare./REL
bosnje e hercegovina sërpska kushtetuesja
Bota
25 Shtator 2026, 14:52
E.d
Një pasaportë ruse.
Qeveria e Malit të Zi miratoi Informacionin për nevojën e anulimit të marrëveshjeve me të cilat...
Bota
25 Shtator 2026, 14:29
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Dogana e Malit të Zi njoftoi më 25 shtator se ka ndaluar në Portin e Tivarit një kontejner me mish të ng...
Bota
25 Shtator 2026, 14:12
E. D
Papa Leo
FRANCË- Franca është përfshirë nga ethet e vizitës së Papës. Në fakt, vendi prej më shumë ...
Bota
25 Shtator 2026, 14:09
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e ka akuzuar politikanin nga Kosova, Nenad Rashiq, se, si&...
Bota
25 Shtator 2026, 10:20
E. D
pamje nga takimi
SHBA- Nuk ishte thjesht një darkë zyrtare në nder të Presidentit kinez Xi Jinping. Darka e Donald Trump në Sht&eu...
Bota
25 Shtator 2026, 10:15
E. D
Abbas Araghchi
IRANË- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se Teherani i ka paraqitur Shteteve të Bashkuara një plan pë...
Bota
25 Shtator 2026, 09:07
E. D
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, gjatë darkës shtetërore në Shtëpinë e Bardhë...
Bota
25 Shtator 2026, 08:31
E. D
"Swan Song: Diana, motra ime" nga Charles Spencer
ANGLI- Libri i Earl Charles Spencer nuk ishte publikuar ende kur shpërtheu skandali i parë. Pje...
Bota
25 Shtator 2026, 08:13
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- “E kemi lënë pas periudhën e ngecjes dhe tkurrjes ekonomike”, thotë Kancelari gjerman Friedrich M...
Bota
25 Shtator 2026, 08:02
E. D
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar nga Nju Jork se do të jap&eum...