LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Shqipëria e shqiptarëve është slogan i neveritshëm dhe i turpshëm"/ Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës

• Kryeministri i vendit, Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në një takim në New York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. • Gjatë fjalës së tij në këtë takim ai u ndal tek marrëdhënia SHBA-Shqipëri, gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protestat dhe intergrimi i vendit në BE. • Rama e nisi fjalim e tij, duke u shprehur i zhgënjyer nga SHBA-ja lidhur me qëndrimin  e saj ndaj vendit të Hagës për Hashim Thaçin. • Në lidhje me këtë, ai deklaroi se SHBA-ja tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës. • Kryeministri sqaroi se me termin “tradhtuar” nuk nënkuptonte se shqiptarët janë të barabartë në peshë me Shtetet e Bashkuara. • Këtë ai e argumenton duke thënë se marrëdhënia e gjatë mes shqiptarëve dhe SHBA-së e bën atë të ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar çështja e Thaçit. • Kryeministri Rama foli për Bonot e Diasporës, të cilat sipas tij, synojnë të rrisin më tej përfshirjen dhe investimet e shqiptarëve jashtë vendit. • Gjatë fjalës së tij në një takim në New York ai u shpreh se në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por edhe me projekte më të mëdha. • Ai u ndal edhe tek korrupsioni, për të cilin tha se sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitet ndaj korrupsionit. • Rama foli edhe për protesta, por jo për thelbin e tyre, duke thënë se qytetarët shqiptarë po protestojnë për biodiversitetin. • Ai ka sulmet ndaj protestuesve të cilët ndodhen në shesh prej më shumë se tre muajsh, duke thënë se "Shqipëria e shqiptarëve", është një slogan i neveritshëm dhe i turpshëm, duke thënë se vendi i përket Zotit dhe mikut. 

4 artikuj për këtë temë.

58 MINUTA ME PARE

"Vendi i përket Zotit dhe mikut"/ Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

"Shqipëria e shqiptarëve është slogan i
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar sumet ndaj protestuesve të cilët ndodhen në shesh prej më shumë se tre muajsh, duke thënë se "Shqipëria e shqiptarëve", është një slogan i neveritshëm dhe i turpshëm. Në fjalimin e tij gjatë një takimi në New York, ai tha se vendi i përket Zotit dhe mikut.

Më tej, ai foli edhe për sukseset e qeverisë së tij, duke thënë se PBB-ja është rritur me 2.5 herë, ndërsa shtoi se vendi po përgaditet edhe për projekte më të mëdha se ai i Kushner. Kryeministri foli edhe për mjedisin dhe biodiversitetin, duke argumentuar se rritja e zonave të mbrojtura, ndalimi i gjuetisë dhe rikuperimi i pyjeve kanë sjellë një ndryshim të rëndësishëm në vend.

Në fund Rama u ndal edhe tek diaspora, për të cilën tha se qeveria po përgatit “Bonon e Diasporës”. Sipas tij ajo synon të rrisë pjesëmarrjen dhe investimet e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Edi Rama: Duke lënë pas pirgje zogj të ngordhur që u kthyen në turpin e vendit tonë sot vendi proteston për biodiversitetin pasi ndaluam gjuetinë, pasi rritëm zonat e mbrojtura pasi ndaluam shfrytëzimin e pyjeve, pasi rritëm 3 fish numrin e shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë, pasi rritëm shumëfish sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara tashmë kemi një ndjesi dhe Shqipëri të re.

Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se mirë është se mund të jetë më keq. Nuk ekziston më. Sukses i madh siç është sigurisht një sukses i madh që jemi shumë afër se ç’ishim me diasporën. Po përgatisim bonon e diasporës që ta përfshijmë në tjetër nivel pjesëmarrjen e diasporën në vend.

E nisëm me 12 mld dollarë PBB. Është rritur me 2.5 herë. Duke sjellë më shumë investime. Po përgatitemi të hedhim në vend mld jo vetëm me projektin e famshëm Kushner, por edhe me të tjera të mëdha që kemi në proces e sipër. Gjërat janë shumë të qarta që kemi kaluar një kohë poshtërimi, tregoheshim me gisht në Europë. Kushdo që donte të fitonte një palë zgjedhje në Europë e kishte të lehtë të tregonte shqiptarët si delja e zezë. Na duhet të bëjmë zgjedhje. Për të ëndërruar shumë më tepër ta bëjmë PBB aq ta lartë, shumë më tepër me më shumë kurajo.

Pa përjashtuar në një betejë të pakuptimtë ideologjike zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit pa fajësuar të huajt që vijnë e po na marrin tokën. Kam dëgjuar slogan më të neveritshëm dhe turpshëm Shqipëria u përket shqiptarëve. Nëse do ishte e njëjta gjë ku shqiptarët shkuan përtej nuk do kishim mundur të bënim asgjë. Imagjinojeni nëse Amerika do u bërtiste shqiptarët të shkojnë në shtëpi. Apo italianët grekët? Ku do ishim? Në një epokën neonaziste 4.0. jo, Shqipëria i përket Zotit dhe mikut. Është shtëpia e shqiptarit, por duhet të ketë vend për gjithkënd që bujt e vjen./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Po përgatisim Bonot e Diasporës”/ Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por edhe me projekte të tjera

"Shqipëria e shqiptarëve është slogan i
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama foli për Bonot e Diasporës, të cilat sipas tij, synojnë të rrisin më tej përfshirjen dhe investimet e shqiptarëve jashtë vendit. Gjatë fjalës së tij në një takim në New York ai u shpreh se në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por edhe me projekte më të mëdha.

Ai u ndal edhe tek korrupsioni, për të cilin tha se sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitet ndaj korrupsionit. Rama foli edhe për protesta, por jo për thelbin e tyre, duke thënë se qytetarët shqiptarë po protestojnë për biodiversitetin.

Rama deklaroi se Shqipëria ka kaluar nga një periudhë ku shihej me skepticizëm në Europë drejt një faze ku vendi duhet të synojë më shumë dhe të mos ketë frikë të ëndërrojë për të ardhmen.

Edi Rama: Është viti i pestë a i gjashtë që kemi aeroportin më të madh në rajon, duke qenë shumë i madh jo vetëm në terma relative, por edhe në shifra absolute, me më shumë udhëtarë se aeroporti i Beogradit, që ka qenë më i madhi në rajon. Kjo nuk është e thjeshtë që ta përtypin të gjithë. Kush është Shqipëria që të rritet dhe të tregojë këtë kapacitet për ndryshim? Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu.

Nuk po them që nuk kemi probleme. Ne shqiptarët, atë çfarë e shohim si problem, partnerët europianë e shohin si sukses. A mund të ketë një vend më shumë korrupsion në rast se korrupsioni luftohet çdo ditë? Lufta kundër korrupsionit të ndodhë çdo ditë. Jo, nuk është.

Sot, sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitet ndaj korrupsionit. Nuk është fjala thjesht për një udhëheqës apo qeveri, është për një sistem që funksionon, me gjithë nevojën për t’u rritur dhe pjekur më tej. Çdo ditë nuk është më vendi ku mund të ecësh dorë më dorë me korrupsionin.

Në një vend ku 10 vjet më parë kafshët dhe shpendët masakroheshin nga mijëra gjuetarë që kalonin nga kufiri ynë, që të bënin festë pa asnjë rregull dhe kontroll dhe të vrisnin majtas e djathtas, duke lënë qindra pirgje zogjsh të ngordhur, sot vendi proteston për biodiversitetin.

Pasi rritëm trefish numrin e shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë, pasi rritëm shumëfish se kurrë më parë sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara, tashmë kemi një ndjesi të re. Sot këtu është mirë, se mund të jetë më mirë, ashtu siç është sukses që jemi shumë herë më afër se ishim me diasporën shqiptare.

Po përgatisim Bonot e Diasporës që ta çojmë në një tjetër nivel përfshirjen e diasporës sa i përket pjesëmarrjes. E nisëm me 12 miliardë, janë vetëm 2 vjet dhe do të rriten më shumë, duke sjellë më shumë investime.

Do të përgatitemi të hedhim miliarda jo vetëm me projektin e Kushnerit, por edhe me projekte të mëdha. Kemi tejkaluar një epokë poshtërimi, ku ishim ata që tregoheshim me gisht në Europë. Na duhet të bëjmë zgjedhjen për të ëndërruar më tepër, pa pasur frikë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Viti i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon”/ Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

"Shqipëria e shqiptarëve është slogan i
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama tha se ky është viti i 6 që Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon. Gjatë fjalës së tij në një takim në New York, Rama u shpreh se ky aeroport ka më shumë udhëtarë se sa ai në Beograd, duke theksuar se ka forca që nuk kanë dëshirë ta shohin këtë zhvillim.

Kryeministri pranoi se Shqipëria vijon të ketë problematika, ndërsa u ndal te çështja e korrupsionit. Sipas tij, ajo që shqiptarët e konsiderojnë problem,  partnerët europianë e shohin si sukses. Në fund, ai tha se vendi ka bërë ndryshime të rëndësishme, por suksesi i arritur nuk është diçka që pranohet lehtësisht nga të gjithë.

Edi Rama: Kur them të tradhtuar, jemi të gjithë të vegjël. Ne kemi kremtuar dhe do të kremtojnë gjithmonë faktin se ne shqiptarët jemi miq të fortë. Prandaj ndihem i tradhtuar. Kjo farcë të niste. Ndjesë gjeneral. Ju jam mirënjohës për gjithçka që keni bërë në kapacitetin tuaj personal. Takohemi sërish sonte, por ne zhgënjyem një mik të madh. Më lejoni të ndryshoj temë. Atë që tha Martni, për atdheun tonë, sa shumë ka ndryshuar për këto vite. Ka të bëjë me faktin se sonte ne duhet të përballemi me një fakt të thjeshtë, askush nuk ta fal suksesin

Është viti i 5 apo i 6 që kemi aeroportin më të madh në rajon. Duke qenë shumë i madh jo vetëm ne terma relative, në rritje në Europë, por edhe në shifra. Më shumë udhëtarë se sa ai në Beograd. Sigurisht që kjo nuk është shumë e thjeshtë, që ta përtypin të gjithë, se kush jemi ne, kush është Shqipëria që të tregojë një ndryshim të tillë. Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu. Nuk po përpiqem të them se nuk kemi mangësi. Martini në fjalën e tij nuk harroi të përmendte korrupsionin. Por e çuditshme është se ne shqiptarët, ajo çfarë shqiparët e shohin si problem, partnerët europianë e shohin si sukses. A është e vërtetë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

"Shqipëria e shqiptarëve është slogan i
Edi Rama

SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Thaçin, i cili u dënua me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë. Gjatë fjalës së tij në një takim në Neë York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, Rama tha se ky vend nuk bëri më të mirën për Thaçin.

 

Kryeministri sqaroi se me termin “tradhtuar” nuk nënkuptonte se shqiptarët janë të barabartë në peshë me Shtetet e Bashkuara. Këtë ai e argumenton duke thënë se marrëdhënia e gjatë mes shqiptarëve dhe SHBA-së e bën atë të ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar çështja e Thaçit.

Në fund, lideri i qeverisë thotë seShtetet e Bashkuara mund të kishin bërë më shumë për të mos lejuar nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe ish-krerëve të UÇK-së.

Edi Rama: Më lejoni të them disa fjalë pa mbajtur një fjalë tjetër të gjatë. Dua së pari të falënderoj Ilirin dhe Martinin për këtë ftesë bujare. I kërkoj ndjesë gjithëkujt që ndoshta do ndihet disa i shpërfillur, por mund të them se gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot, është të isha ulur krah kumbarit të komunitetit shqiptar, zotit Sal Rusi.

Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij, më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar në strehën e tij, ai është në strehën e tij. Ai është Hashim Thaçi, ai nuk është me ne këtu, sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden që e emërtoi Xhorxh Uashingtonin e Kosovës, e tradhtoi. Edhe pse Gjenerali Klark dhe disa njerëz bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin.

Kur them tradhtuar, është sepse ne si vend i vogël ndihemi miq me SHBA-të, më të mëdhenjtë e më të fortët. Mund të ishte bërë më shumë, duke mos lejuar që kjo farsë të niste. Gjeneral, ju jam mirënjohës për gjithçka keni bërë në kapacitetin tuaj personal./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare