AKTUALITET /

“Pse më sheh?” Reperi nga Tropoja goditi me thikë, babai i të plagosurit qëlloi me armë. Zbardhet plagosja e kosovarit tek "Zogu i Zi"

Mësohet se reperi Leumasi, i cili ndodhej në shoqërinë e 33-vjeçarit, është përfshirë në përleshje, ku dyshohet se ka përdorur thikën dhe ka goditur në qafë një prej personave të grupit kundërshtar.

Shkruar nga Versus

“Pse më sheh?” Reperi nga Tropoja goditi me thikë, babai i

Zbulohen detaje nga konflikti me armë zjarri që ndodhi mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e “Zogut të Zi” ku mbeti i plagosur në këmbë një 33-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Gjenk Karabeg.

Mësohet se reperi me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Belgjikë, Leumasi, i cili ndodhej në shoqërinë e 33-vjeçarit nga Kosova, është përfshirë në përleshje, ku dyshohet se ka përdorur thikën dhe ka goditur në qafë një prej personave të grupit kundërshtar.

Pas përshkallëzimit të konfliktit, babai i të riut të plagosur dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Leumasit dhe personave që ndodheshin me të.

Nga të shtënat, plumbi dyshohet se nuk ka kapur reperin, por ka goditur në këmbë 33-vjeçarin Gjenk Karabeg, i cili u transportua menjëherë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, Karabeg ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri më tani, ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për të dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar pesë persona dhe po vijon hetimet për të dokumentuar dinamikën e plotë të konfliktit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej personave të përfshirë./Versus.al

Poll