Flash

Shiu nuk do zgjasë! Fundjava me diell dhe temperatura 27-28 gradë

Lapsi.al 25 September 2026

Sinoptikani Elvi Jahaj ka treguar gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve se si pritet të jetë moti gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme. 

Sipas Jahajt, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu, ndërsa në disa zona nuk do të mungojnë as shtrëngatat. Gjatë pasdites pritet përmirësim gradual i motit, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë edhe vranësira.

Për fundjavën parashikohen kushte më të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të herëpashershme, ndërsa edhe fillimi i javës pritet të karakterizohet nga një situatë e qëndrueshme atmosferike.

Sa i përket temperaturave, gjatë mëngjesit vlerat minimale pritet të luhaten rreth 10-14°C, ndërsa gjatë mesditës temperaturat do të ngjiten deri në 27-28°C.

Era pritet të jetë kryesisht e lehtë, me shpejtësi rreth 4-5 m/s. 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI