Shqipëria do të përballet të shtunën me Bjellorusinë në stadiumin “Air Albania”, në një sfidë që do të nisë në orën 20:45. Kjo ndeshje shënon fillimin zyrtar të aventurës së Rolando Maran në drejtimin e Kombëtares.
Të lidhura
None found
Takimet e luajtura gjatë muajit qershor u konsideruan teste miqësore, ndaj përballja me Bjellorusinë do të jetë debutimi zyrtar i trajnerit italian. Maran e nis punën me objektivin për ta çuar Shqipërinë në vendin e parë të grupit, përballë rivalëve që, të paktën në letër, duken të përballueshëm.
63-vjeçari ka gjithashtu mundësinë të ndalë serinë negative të kuqezinjve. Fitorja e fundit e Shqipërisë ishte ndaj Andorrës, të cilën e mposhti 0-1 në transfertë. Që nga ajo ndeshje, Kombëtarja ka regjistruar 5 humbje, 3 prej tyre në takime miqësore.
Një rezultat pozitiv kundër Bjellorusisë do të përbënte hapin e parë të Maran drejt objektivit kryesor. Për këtë arsye, sfida e së shtunës pritet të tregojë edhe se cilën strategji do të zgjedhë trajneri për të siguruar tri pikët e para në Shqipëri.
