Nga drejtues i Austrisë në kundërshtar, Rangnick vlerëson marrëdhënien me Fodën

Pas fitores 3-1 kundër Izraelit, Austria synon të marrë edhe tri pikët e radhës në Ligën e Kombeve, këtë herë përballë Kosovës të dielën në Vjenë. Ralf Rangnick kërkon që skuadra e tij ta vazhdojë me sukses aventurën e re.

Të lidhura

None found

“Duam që fitores ndaj Izraelit t’ia bashkojmë edhe fitoren ndaj Kosovës”, ka deklaruar përzgjedhësi austriak.

Kosova paraqitet në këtë përballje pas triumfit 1-0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Si Austria, ashtu edhe “Dardanët” kanë nga tri pikë pas ndeshjeve të para.

Për Rangnickun, sfida e Vjenës do të jetë e veçantë edhe për një arsye tjetër. Në stolin përballë tij do të qëndrojë Franco Foda, ish-përzgjedhësi i Austrisë, i cili tashmë drejton Kosovën. Foda ishte në krye të Austrisë nga viti 2017 deri në vitin 2022.

Edhe pse këtë herë do të jenë rivalë, Rangnick ka shprehur vlerësim të madh për marrëdhënien që ka me bashkëkombësin e tij.

“Jam takuar disa herë me të në vitet e fundit. Kaloj shumë mirë me të. Ai është shumë i këndshëm, jashtëzakonisht koleg i këndshëm”, ka theksuar Rangnick për Fodan.

Përkohësisht, raporti miqësor mes tyre do të mbetet në plan të dytë, pasi në fushë të dy trajnerët do të luftojnë për objektivat e skuadrave të tyre.

Rangnick synon fitoren e dytë radhazi, ndërsa Foda dhe Kosova duan ta ruajnë ecurinë pozitive në Vjenë, ku pritet të jenë të pranishëm edhe shumë tifozë shqiptarë.


Quantcast
sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet