Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, gjyqtarët: Gjykata dinjitoze nuk është luks

    Ambasadori i ri i SHBA-së mbërrin në Tiranë, nesër ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale

    Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin me mësues, plagosen tre persona

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, gjyqtarët: Gjykata dinjitoze nuk është luks
    Aktualitet

    Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, gjyqtarët: Gjykata dinjitoze nuk është luks

    September 25, 2026

    Në mbledhjen e përgjithshme të 353 gjyqtarëve, ku u zhvillua procesi për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte ajo e pagave të magjistratëve dhe pavarësisë së gjyqësorit.

    Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit për dialog mbi pagat, por theksoi se gjyqtarët duhet të jenë të qartë për natyrën e kësaj tryeze konsultimi.

    Sipas Sadushit, dialogu institucional mund të shërbejë për konsultim, por nuk mund të zëvendësojë një gjykim kushtetues lidhur me pagat e gjyqtarëve.

    Gjatë mbledhjes, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Fatmir Ismalaj, e cilësoi situatën e krijuar me pagat si një çështje serioze për pavarësinë e gjyqësorit.

    “Agresioni i paprecedent me të cilin u përballëm këtë muaj, me bllokimin e pagave dhe më pas me miratimin me urgjencë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën edhe me Gjykatën Kushtetuese të pagave të gjyqtarëve, për ligjin për statusin, përbën goditjen më arrogante të pavarësisë së gjyqësorit dhe vetë rendit kushtetues në Shqipëri”, tha Ismalaj.

    Edhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, u shpreh se çështja e pagave vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së gjyqtarëve.

    “Sfidat me pagat tona vijojnë dhe ne jemi në veprim të përbashkët, të vendosur për të mbrojtur dhe për të garantuar një pagë në kufi kushtetues. Brenda ligjshmërisë duhet të mund të ndërhyjë për të përcaktuar pagën e magjistratit edhe pasojat që lidhen me shfuqizimin e rregullimit të mëparshëm”, deklaroi Simoni.

    Por pagat nuk ishin shqetësimi i vetëm i ngritur gjatë mbledhjes së përgjithshme. Shtatë kandidatët që garuan për tre vendet në KLGJ folën edhe për problematikat e infrastrukturës, ngarkesën e gjyqtarëve dhe nevojën për rritjen e eficencës së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

    Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Igerta Hysi, theksoi rolin që duhet të ketë KLGJ-ja në garantimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor.

    “Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të jetë një personifikim i këtij uniteti, duhet të shërbejë si mburojë e palëkundur e pavarësisë dhe këtë duhet ta bëjë më shumë në të ardhmen”, u shpreh Hysi.

    Ndërsa gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Arbena Ahmetaj, u ndal te kushtet në të cilat zhvillohet puna në gjykata.

    “Të kemi kërkesa, gjykata dinjitoze, të sigurta dhe miqësore për palët edhe publikun nuk është luks, por nevojë kombëtare dhe emergjencë për kushtet ku po punojmë”, tha Ahmetaj.

    Një tjetër çështje e ngritur ishte përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në sistemin gjyqësor. Gjyqtarja e Shkallës së Parë të Tiranës, Brunilda Kadi, kërkoi që KLGJ-ja të përcaktojë rregulla për përdorimin e AI-së.

    “Duke e përdorur teknologjinë dhe AI, e cila në fakt duhet të ndihmojë gjyqtarin dhe administratën, por jo ta zëvendësojë gjykimin njerëzor. Ka ardhur koha që Këshilli të miratojë rregulla”, tha Kadi.

    Ndërkohë, gjyqtarja e Shkallës së Parë të Tiranës, Manjola Xhaxho, ngriti shqetësimin për shpërndarjen e pabarabartë të çështjeve dhe ngarkesën e lartë të punës.

    “Nuk është e pranueshme që në gjykata, një gjyqtar në një vend, të ketë 700 çështje në gjykim, në disa të tjerë, 200-300”, u shpreh Xhaxho.

    Në përfundim, gjyqtarja e Shkallës së Parë të Tiranës, Matilda Llangozi, theksoi rëndësinë e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe njëkohësisht të përgjegjshëm ndaj ligjit dhe qytetarëve.

    “Një gjyqësor i fortë është një gjyqësor që funksionon në mënyrë të pavarur, por edhe me përgjegjshmëri të lartë ndaj ligjit dhe qytetarëve”, u shpreh Llangozi.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, gjyqtarët: Gjykata dinjitoze nuk është luks

    September 25, 2026

    Ambasadori i ri i SHBA-së mbërrin në Tiranë, nesër ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale

    September 25, 2026

    Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin me mësues, plagosen tre persona

    September 25, 2026

    Kufizime për mediat në Shtëpinë e Bardhë, pas CNN, edhe MS NOW nuk lejohet të raportojë mbërritjen e Xi Jinping

    September 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.