LIVE UPDATES
Aktualitet

Pas denoncimit të PD-së, reagon IKMT: Gjithçka është bërë në përputhje me ligjin

IKMT thekson se pretendimi se dokumentet e procedurës janë hartuar pas lëshimit të faturës nga subjekti “Timak Defence” nuk qëndron.

25 Shtator 2026, 17:34 Nga E.d
Pas denoncimit të PD-së, reagon IKMT: Gjithçka është
Foto ilustruse

TIRANA- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka reaguar pas deklaratës së PD-së, e cila tha se Thesari i ka paguar kompanisë 8.641.296 lekë si parapagim për blerjen e automjeteve për IKMT. Përmes një reagimi zyrtar, IKMT ka hedhur poshtë deklarimin e subjektit politik Partia Demokratike sa i takon procedurave të ndjekura për blerje automjetesh përmes kompanisë KAYO. 

IKMT thekson se pretendimi se dokumentet e procedurës janë hartuar pas lëshimit të faturës nga subjekti “Timak Defence” nuk qëndron. Sipas tyre, dokumentet zyrtare provojnë krejtësisht të kundërtën. Ata argumentojnë se e gjithë procedura e ndjekur, që nga inicimi deri në kryerjen e pjesës së parapagesës së pjesshme për blerjen e automjeteve është në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe kontratën e nënshkruar.

Reagimi

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) hedh poshtë si të pavërtetë deklarimin e subjektit politik Partia Demokratike sa i takon procedurave të ndjekura për blerje automjetesh përmes kompanisë KAYO. 

Pretendimi se dokumentet e procedurës janë hartuar pas lëshimit të faturës nga subjekti “Timak Defence” nuk qëndron. Dokumentet zyrtare provojnë krejtësisht të kundërtën. Fatura Nr.83/2026 nga subjekti Timak Defence mban datën 7 Gusht 2026 dhe jo 8 Korrik 2026 siç referohet gabimisht në denoncim. 

E gjithë procedura e ndjekur, që nga inicimi deri në kryerjen e pjesës së parapagesës së pjesshme për blerjen e automjeteve është në përputhje me ligjin, aktet nënligjore dhe kontratën e nënshkruar. Në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, IKMT sqaron sa vijon të gjithë procedurën e ndjekur: 

Në zbatim të VKM-së nr.638 datë 05.11.2025, IKMT ka dërguar pranë shoqërisë KAYO shkresën me nr. 3419 Prot., datë 03.06.2026 “Informacion mbi blerjen e mjeteve të transportit të institucionit IKMT”. 

Me shkresën nr.399/3 (3419/1 i IKMT-së) Prot., datë 12.06.2026 shoqëria KAYO ka kthyer përgjigje duke dërguar ofertën me specifikimet teknike dhe kohën e lëvrimit të mjeteve.

IKMT me nr. 3419/2 Prot., datë 19.06.2026 ka nxjerrë urdhrin nr.455 datë 19.06.2026 “Për ngritjen e komisionit për blerjen e mjeteve të transportit nga shoqëria KAYO”, i cili kishte si detyrë të negociojë me shoqërinë për procedurën dhe të përgatisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për blerjen e mjeteve të transportit, urdhër për të cilin është vënë në dijeni shoqëria KAYO me shkresën nr. 3419/3 Prot., datë 29.06.2026.

Komisioni ka vijuar negociatat me TIMAK DEFENCE në lidhje me specifikimet teknike për blerjen e mjeteve me shkresën nr. 3419/4 Prot., datë 08.07.2026, dhe me shkresën nr. 3419/5 Prot., datë 22.07.2026, shoqëria TIMAK ka përcjellë për dijeni ofertën përfundimtare të mjeteve të transportit për finalizimin e procesit. 

Shoqëria KAYO me shkresën me  nr.470/4 (3419/6 i IKMT-së) Prot., datë 21.07.2026, ka paraqitur ofertën ekonomike, e cila pasi u analizua nga komisioni, u pranua me proces verbalin nr.3419/7 Prot., datë 27.07.2026. Në vijim të procedurës u lidh kontrata tripalëshe me nr. 3419/8 Prot., datë 06.08.2026.

Institucioni, mbështetur në kontratën nr.3419/8 Prot., datë 06.08.2026,  nenin 14, pika 14.1, gërma ii, nënpika a – cituar - “20 % e vlerës totale të kontratës, përfshirë TVSH-në, do të paguhet si parapagesë”,  ka realizuar parapagesën me Urdhër Shpenzimi nr.421, datë 12.08.2026, me vlerë 8,641,296 (tetë million e gjashtëqind e dyzet e një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë për faturën nr.83/2026 datë 07.08.2026, për procedurën”Blerje Mjete Transporti”.

Sipas kontratës, pjesa e mbetur të faturës do të likujtohet në momentin kur automjetet do ti dorëzohen Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit./Dosja.al

ikmt pd kayo

Sondazh

Poll

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Bie zjarr pranë Liqenit të Viroit në Gjirokastër

Zegjine, Zegjine e di atë këngën/ Aktivistja Lleshi kap 'mat' Zegjine Çaushin: Turp që je...

Vatër zjarri në Drojë të Kurbinit, rrezikohen banesat, digjen disa koshere bletësh

Përshkallëzohet situata me zjarrin në Vlorë, flakët përfshijnë edhe disa banesa

Zjarr në lagjen "Partizani" mbi Spitalin e Vlorës/ Flakët djegin një sipërfaqe me bimësi...

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Berisha: A e patë se si Gysi i bënte planet se kush do jetë kryetar parlamenti?

Berisha: Një raport i vitit 2023 në SHISH shprehte shqetësimin se drejtoresha po implikohej në...

Berisha:Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës,‘ushtarit’ të saj në SHISH

Berisha:Erotizmat synojnë të heqin vëmendjen nga akti i tmerrshëm i shkelmimit të sigurisë kombëtare