web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së/ Dalin rezultatet e para

25 Shtator 2026, 17:39, Aktualitet CNA

Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së/ Dalin

Procesi i numërimit të votave për tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyësor vijon, ndërsa bëhet me dije se kanë dalë rezultatet e para.

Sipas informacioneve, gjyqtarja Arbena Ahmeti ka marrë 180 vota, ndërsa gjyqtari Sandër Simoni ka marrë 179 vota. Për shkak të diferencës shumë të ngushtë, bëhet me dije se votat janë rinumëruar. Pas rinumërimit ka pasur barazim të votave. 

Kujtojmë se për përfaqësimin e Gjykatave të Apelit, në garë janë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj. Ndërsa për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara janë Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho.

Në përfundim të procesit të numërimit, do të bëhen me dije se kush do të jenë tre anëtarët që do të përfaqësojnë këto nivele të gjyqësorit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. /CNA





Lajmet e fundit nga