Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    FOTO/ Ivanka Trump mahnit në darkën shtetërore për Xi Jinping, shfaqet me fustan 6 mijë dollarësh

    Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, gjyqtarët: Gjykata dinjitoze nuk është luks

    Ambasadori i ri i SHBA-së mbërrin në Tiranë, nesër ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » FOTO/ Ivanka Trump mahnit në darkën shtetërore për Xi Jinping, shfaqet me fustan 6 mijë dollarësh
    Të tjera

    FOTO/ Ivanka Trump mahnit në darkën shtetërore për Xi Jinping, shfaqet me fustan 6 mijë dollarësh

    September 25, 2026

    Ivanka Trump tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në darkën shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë për presidentin kinez Xi Jinping dhe bashkëshorten e tij, Peng Liyuan.

    44-vjeçarja u shfaq me një fustan të gjatë në ngjyrë blu të hapur, pa mëngë dhe i dekoruar me kristale, me një vlerë prej rreth 6 mijë dollarësh. Veshja është krijim i stilistit të njohur Georges Hobeika dhe spikaste për bustin e strukturuar, qëndisjet e detajuara dhe motivet florale, të kombinuara me elemente dekorative me kristale.

    Vajza e presidentit Donald Trump e kompletoi pamjen me grim të theksuar në zonën e syve dhe flokët bionde të mbledhura në njërën anë. Në mbrëmjen gala ajo shoqërohej nga vajza e saj 15-vjeçare, Arabella, e cila u shfaq me një fustan të zi elegant.

    Ivanka Trump kishte marrë pjesë edhe më herët gjatë ditës në ceremoninë zyrtare të pritjes së presidentit Xi Jinping dhe bashkëshortes së tij. Për këtë rast, ajo kishte zgjedhur një tjetër veshje në tonet e blusë, të kombinuar me një xhaketë me detaje të bardha florale dhe vathë me perla.

    Darka shtetërore, me kod veshjeje zyrtare, u zhvillua në East Room të Shtëpisë së Bardhë, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping mbajtën edhe fjalime.

    Mbrëmja ishte pjesë e axhendës zyrtare të vizitës së presidentit kinez në Shtëpinë e Bardhë, në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    FOTO/ Ivanka Trump mahnit në darkën shtetërore për Xi Jinping, shfaqet me fustan 6 mijë dollarësh

    September 25, 2026

    Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, gjyqtarët: Gjykata dinjitoze nuk është luks

    September 25, 2026

    Ambasadori i ri i SHBA-së mbërrin në Tiranë, nesër ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale

    September 25, 2026

    Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me autobusin me mësues, plagosen tre persona

    September 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.