Manchester City është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura nga Premier League për shkelje të rregullave financiare. Vendimi i shumëpritur vjen pas një procesi që ka zgjatur më shumë se tre vite dhe konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme në historinë e futbollit anglez.
Sipas raportimeve të fundit, komisioni i pavarur që shqyrtoi çështjen ka gjetur Manchester City-n fajtor për pothuajse të gjitha akuzat, ndërsa vetëm një prej 115 pikave nuk është vërtetuar. Lajmi është raportuar fillimisht nga David Ornstein i The Athletic dhe është konfirmuar nga disa media britanike përfshirë BBC.
Akuzat lidhen me një periudhë nëntëvjeçare, nga 2009 deri në 2018, dhe përfshijnë pretendime për mosdhënie të informacionit të saktë financiar, raportimin e pagave të lojtarëve dhe trajnerëve, shkelje të rregullave të qëndrueshmërisë financiare dhe mosbashkëpunim me hetimin e Premier League.
Çfarë dënimi rrezikon Manchester City? Ende nuk është vendosur asnjë sanksion. Masat e mundshme mund të variojnë nga gjoba e qortimi deri te zbritja e pikëve, ndërsa në skenari më i keq përflitet përjashtimi nga Premier League. Çdo masë konkrete do të përcaktohet në fazën e sanksioneve dhe mund të jetë objekt apelimi.
Premier League ende nuk ka dhënë një sqarim për të rejat e fundit, ndërsa klubi i Manchester City-t ka mbajtur qëndrim:
“Procesi i Premier Ligës mbetet në vazhdim, me elementë të rëndësishëm që duhen përfunduar dhe që i nënshtrohen konfidencialitetit të rreptë. Si i tillë, qëndrimi i Manchester City FC mbetet në përputhje me deklaratën e Klubit të shkurtit 2023.
Klubi ka respektuar me zell procesin e rregullt ligjor për tetë vjet, mbi bazën që Bordi dhe Ekzekutivi i Premier Ligës do të sillen si një rregullator i pavarur, i paanshëm dhe i drejtë, i lirë dhe i pandikuar,”-thotë Manchester City në një deklaratë.
Çfarë fitoi Manchester City për periudhën që është akuzuar? Manchester City fitoi tetë trofe në periudhën e mbuluar nga çështja (2009-2018), duke përfshirë tre tituj të Premier League, tre Kupa të Ligës, një Community Shield dhe një Kupë FA.
Kupa FA 2010-11 ishte trofeu i parë i madh i Cityt në 35 vjet, ndërsa titulli i Premier League 2011-12 ishte i pari nga tetë që kanë fituar.
Një akuzë me të cilën u përball City ishte se ata bënë pagesa sekrete 'jo të regjistruara' për ish-trajnerin Roberto Mancini nëpërmjet tarifave të konsulencës nga një klub në Abu Dhabi. City dhe Mancini e mohojnë këtë.
Guardiola? Vendimi për të shpallur fajtor Manchester City-n u mor vetëm pak javë pas ikjes së Pep Guardiolës. Trajneri që bëri historinë me klubin anglez është pyetur më herët për këtë çështje dhe ka deklaruar ‘se klubi i ka dhënë garanci që ka vepruar conform ligjit’. Shumë besojnë se ky vendim bën pis edhe emrin e trajnerit spanjoll.










Komente
Komento