Kredia rëndon familjet, 1 në 4 huamarrës kalon 30% të të ardhurave
Kredia po rëndon më shumë mbi familjet shqiptare. Edhe pse numri i familjeve me hua ka rënë, 1 në 4 huamarrës shpenzon tashmë mbi 30% të të ardhurave mujore për këstin e kredisë.
Familjet me kredi bankare thonë se barra e këstit mbi të ardhurat është relativisht e lartë. Sipas anketës së fundit të Bankës së Shqipërisë, 24% e tyre deklarojnë se pagesa e huas u merr më shumë se 30% të të ardhurave mujore.
Kjo peshë është në rritje, ndërsa familjet që shpenzojnë më pak se 30% të të ardhurave për këstin janë pakësuar.
Aktualisht, 33% e familjeve huamarrëse shpenzojnë deri në 10% të të ardhurave për kredinë. 43% paguajnë nga 10 deri në 30%, ndërsa 24% kalojnë kufirin e 30%.
Banka e Shqipërisë vlerëson se aftësia paguese e familjeve është dobësuar disi gjatë gjashtëmujorit të parë.
Megjithatë, pritshmëritë për muajt e ardhshëm janë më të qëndrueshme. 70% e familjeve huamarrëse nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre për të paguar kredinë.
Edhe kërkesa për hua të reja mbetet e moderuar. 62% e familjeve deklarojnë se nuk presin të marrin kredi në gjashtë muajt e ardhshëm. Vrojtimi është kryer në një kampion prej 1200 familjesh, me një shkallë përgjigjeje prej 89%.
Sandër Simoni zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë
“Na sulmojnë përmes medias sociale”, Rama: Nuk jam avokat për t’i mbyllur ato
Konflikt me sende të forta në Elbasan, vihen në pranga 4 persona
- 17:59 Sandër Simoni zgjidhet kryetar i Gjykatës së Lartë
- 17:52 Papa Leo XIV në Francë, pritet nga 600 mijë besimtarë
- 17:42 Rritet presioni mbi Infantinon, katër ligat e mëdha evropiane kërkojnë reformë në FIFA
- 17:34 Gjykata e apelit në SHBA refuzon të bllokojë futjen e Anthropic në ‘listën e zezë’ të Pentagonit
- 17:31 “Na sulmojnë përmes medias sociale”, Rama: Nuk jam avokat për t’i mbyllur ato
- 17:21 Kuvendi i Kosovës të hënën seancën e radhës plenare, në rend dite votimi për deklaratën për Gjykatën Speciale