Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Kokë më kokë” me Arbena Ahmetin, gjyqtari Sandër Simoni siguron karrigen në KLGJ, hedhja e shortit i jep fitoren (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
“Kokë më kokë” me Arbena Ahmetin, gjyqtari
Gjyqtari Sandër Simoni

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni është zgjedhur anëtar i KLGJ-së pas një gare të ndërlikuar pasi mësohet se ka pasur barazim votash me gjyqtaren Arbena Ahmeti.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas numërimit rezultoi se ka pasur barazim votash mes kandidatëve, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, ku thuhet se të dy siguruan në total 179 vota. Mirëpo hedhja e shortit me gogla i siguroi një karrige në KLGJ gjyqtarit Sandër Simoni.

Burime për mediat bëjnë me dije se pas numërimit rezultoi se ka pasur barazim votash mes kandidatëve, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, ku thuhet se të dy siguruan në total 179 vota. Mirëpo hedhja e shortit me gogla i siguroi një karrige në KLGJ gjyqtarit Sandër Simoni.

Ndërsa bëhet me dije se tani do të nisë numërimi në dy shkallët e tjera. SiՌ kemi raportuar dhe ne më parë, për Gjykatën e Shkallës së Parë, ku pritet që të kemi një fitues për anëtarë në KLGJ në garë janë gjyqtarët Manjola Xhaxho, Brunilda Kadi dhe Matilda Llangozi.

Po ashtu mësohet se gjatë mbledhjes së 353 gjyqtarëve për zgjedhjen e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së, kreu i Gjykatës së Lartë iu përgjigj pozitivisht ftesës së kryeministrit për dialog për pagat.

Sokol Sadushi është shprehur se gjyqtarët duhet të jenë të qartë për tryezën e konsultimit ku kryeministri ka ftuar drejtuesit e drejtësisë, duke shtuar se gjykimi kushtetues rreth pagave  nuk mund të zëvendësohet me diskutime në tavolinë.

Pas mbylljes së numërimit të votave mes dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë, tani nis numërimi për të tjerët. Siç kemi raportuar dhe më parë në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, do të kemi 1 gjyqtar nga radhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë, 1 gjyqtar nga radhët e gjyqtarëve të apelit dhe 1 gjyqtar vnga radhët e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Pas garës mes anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Simoi arriti të fitonte pas hedhjes së shortit me gogla duke siguruar një vend si anëtar i ri i Këshillit të Lartë Gjyqësor. 

Ndërsa kandidatët e tjerë janë:

Igerta Hysi – Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Fatri Islamaj – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Matilda Llangozi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Brunilda Kadi – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Manjola Xhaxho – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese