• Kontakt
Friday, September 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e dyshimtë e ankandit të Llatjas, si u bë Kujtim Llupa pronar i Klubit të Elbasanit

18:12 : 25/09/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Klubi i futbollit të Elbasanit kalon formalisht në pronësi të sipërmarrësit Kujtim Llupa. Shitja e realizuar pak ditë më parë është një rrjedhim logjik i raporteve shumë-vjeçare të Llupës me skuadrën, por që për arsye të paqarta pronësia e skuadrës ka kaluar në transaksione në dukje të panevojshme.

Kujtim Llupa luan praktikisht rolin e “Presidentit të ekipit” prej vitesh, megjithëse nuk ka rezultuar asnjëherë aksioner i tij.

Në vitin 2023, Bashkia e Elbasanit kaloi 70 përqind të aksioneve nëpërmjet një procedure ankandi tek një shoqëri e panjohur publikisht dhe pa asnjë lidhje të dukshme me sportin, “Blaed Trade”. Vlera e ankandit ishte 13 milionë lekë të reja.

Lexo edhe:

Sherr me sende të forta në Elbasan/ Arrestohen 4 persona, mes tyre 2 vëllezër

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, tre të plagosur

Kompania fituese e ankandit ka pasur më herët ortak Arben Gjoshin, një personazh i lidhur me Kujtim Llupan në disa shoqëri të tjera, përfshirë “Premium Distribution”, “Intis Co” dhe “Sentinel Soft”. siç ka raportuar më herët “Boldnews.al”.

Klubi i Elbasanit “tek i zoti”

Në 22 Korrik 2026, “Blaed Trade” shpk vendos të shesë të gjithë aksionet që zotëron tek “Akademia e Futbollit Elbasan”, në total 70 përqind.

Blerësi është shoqëria “TechConsult”, e themeluar në vitin 2024 dhe në pronësi të plotë të biznesmenit Kujtim Llupa.

Në foto: Sipërmarrësi Kujtim Llupa

Sipas akteve të lexuar nga “Boldnews.al”, rezulton se kontrata e shitjes është “me kusht”. Palët bien dakord që vlera e transaksionit është në shumën 16 milionë lekë të reja.

Blerësi, pra kompania “TechConsult” e Kujtim Llupas bie dakord që të paguajë shumën në dy këste- pagesa e parë, në shumën 12 milionë lekë të reja është vendosur të likujdohet Brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i kontratës.

Në foto: Kontrata e shitjes së 70 përqind të shoqërisë “Akademia e Futbollit Elbasan”

Ndërsa kësti i dytë, në shumën 4 milionë lekë të reja, duhet paguar brenda 3 muajve. Vetëm pas konfirmimit të pagesës së dy kësteve, “TechConsult” e Kujtim Llupas shndërrohet zyrtarisht në aksioneren kryesore të “Akademisë së Futbollit Elbasan”.

Megjithatë, kontrata me kusht është dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe Kujtim Llupa rezulton tashmë edhe zyrtarisht si aksioner në klubin “verdhë e blu”.

Ankandi i dyshimtë i Llatjas

Ekipi, i krijuar në vitin 1929, ka qenë për shumë kohë në pronësi të Bashkisë së Elbasanit. Në vitin 2021, pushteti lokal e shndërroi skuadrën në Shoqëri Aksionere, me emrin “AF Elbasani”.

Në vitin 2023, Bashkia organizoi një ankand për shitjen e 70 përqind të aksioneve të saj. Media e konsideroi këtë procedurë si një rutinë me fitues të (para) caktuar, duke përmendur emrin e biznesmenit Kujtim Llupa. Ai kishte kontribuuar edhe më herët për skuadrën dhe gjithçka dukej formale.

Por, në përfundim të procesit, ankandi u fitua nga pjesëmarrësi i vetëm në procedurë, “Blaed Trade”, një kompani nga Lezha që nuk dukej se kishte lidhje, as me sportin dhe as me Elbasanin.

Në foto: Rezultatet e ankandit të zhvilluar nga Bashkia Elbasan për aksionet e “AF Elbasan”

Megjithatë, në një publikim të mëhershëm, “Boldnews.al” raportoi se, pavarësisht fituesit të ankandit, në ambjentet e skuadrës u shfaq si “pronar” biznesmeni Kujtim Llupa, i cili formalisht nuk ka asnjë raport me pronarët e rinj të “Af Elbasani”.

Gjithashtu, në atë raportim u ngritën pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si u organizua ankandi nga kryebashkiaku Gledjan Llatja dhe, sidomos, vlera minimale fillestare e procedurës.

LEXO EDHE:

Ankandi i dyshimtë i Llatjas/ Si u shit ekipi i Elbasanit 3 herë më lirë se investimi

 

Sport, baste dhe ortakë të lidhur me krimin e organizuar, dritë-hijet e Kujtim Llupas së Elbasanit

 

Etiketa: elbasanGledjan LlatjaKujtim Llupa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr me sende të forta në Elbasan/ Arrestohen 4 persona, mes tyre 2 vëllezër

16:45 : 25/09/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, tre të plagosur

15:44 : 25/09/2026
AKTUALITET

Autoboti përplaset me urën, raportohet rrjedhje gazi. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Elbasan

10:23 : 23/09/2026
AKTUALITET

Shisnin kokainë në lokal, arrestohen tre persona në Elbasan

17:08 : 16/09/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Bradashesh-Peqin, humb jetën 70-vjeçari

12:01 : 14/09/2026
AKTUALITET

Përmbytja në Elbasan/ Kryebashkiaku Gledjan Llatja shkurton Fondin e Emergjencës për godina

10:05 : 14/09/2026

TË GJITHA

Historia e dyshimtë e ankandit të Llatjas, si u bë Kujtim Llupa pronar i Klubit të Elbasanit

18:12 : 25/09/2026

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

18:11 : 25/09/2026

Kuvendi i Kosovës mblidhet të hënën, në rend dite deklarata për vendimin e Speciales

18:03 : 25/09/2026

Kur një hap pas e çon Shqipërinë përpara

17:55 : 25/09/2026

Gjykata e apelit në SHBA refuzon të bllokojë futjen e Anthropic në ‘listën e zezë’ të Pentagonit

17:47 : 25/09/2026

Toka po çahet nën Paqësorin Veriperëndimor, shpërbëhet një zonë gjigante tektonike

17:29 : 25/09/2026

Kushtetuesja në Bosnje ndalon financimin për lobim lidhur me shkëputjen e Republikës Sërpska

17:06 : 25/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com