Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, për zgjedhjen e tre anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Dy kandidaturat e propozuara nga Gjykata e Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan në barazim me nga 179 vota secili. Ishte shorti me gogla që nxori fitues Sandër Simonin.
Ndërkohë vijon zgjedhja e dy anëtarëve të tjerë të KLGJ-së, që janë propozuar nga gjykatat e shkallëve të tjera.
Më 12 dhjetor 2026 përfundojnë mandatin e plotë pesëvjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, një i zgjedhur nga radhët e gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, një nga gjykatat e apelit dhe një nga Gjykata e Lartë.
“Sandër Simoni është zgjedhur këtë të premte kryetar i Gjykatës së Lartë”…….kështu filloni shkrimin ju të TEMËS. Mos jeni lapsus ?…
Ky ështe nje nga shumë malokët qe kane qelbur drejtesine. Natyrisht me diplomate e Saliut dhe pedagoge Gitën edhe horr mund te behesh doktor ndaaj mjafte na çat trapin me kety fytyrë qen qe vetem drejtesin nuk e njohin