Pas ngjarjes së sotme të guerilasve të Qorit kundër Çuçit, Mulit i lindi një ide gjeniale.
– Kemi një rast të artë me këta flamingot që thonë: “Rama në burg, Berisha në burg”, – tha Muli.
– Çfarë? – i tha Lelo.
– Këta kanë një të mirë: sulmojnë vetëm këta të qeverisë, se e dinë që këta nuk e kthejnë dorën. Duhet të bëjmë një diversion. E kam gati skemën.
– Fol, – i tha Lelo.
– Duhet të aktivizojmë një grup gueril që ta sulmojë këtë Qorrin sapo të dalë nga shtëpia. Ta gjuajë me vezë e miell dhe t’i thonë: “Ke të fala nga Rama.” Kjo e ndez situatën, se të gjithë mendojnë që po ia kthen Rama, ndërkohë që edhe ne e dënojmë fort si akt. Kështu bëhet e bukur pastaj.
– Ide e bukur, – tha Lelo. – Problemi është se mos na e kap njësitin policia dhe na del loja si me Kanan Tafilin.
– Policia nuk e rruan fare, – tha Muli. – I njoh unë. Mos ki merak. Puna është si ta implikojmë Ramën.
– Dakord, – tha Lelo, – e provojmë. Por jo Sali Lushën, se ai i tregon Goxhajt. Duhet një njësit i panjohur.
– Po, po. Do të gjejmë fytyra të panjohura, madje goca. Gjejmë ca nga Bathorja, që edhe nuk tremben.
- Po qe se funksionon, e bëjmë edhe me Gonen, – tha Lelo.
– Atë me mu.. që t’i themi: “Ha mu.. tani, ngopu.” Se ai do të na marrë edhe votat.
– Puna është si ta mbajë me vete derisa ta gjejë.
– E mban në një kuti, s’ka problem. Rëndësi ka që t’i mbetet Ramës si aksion dhe pastaj të shohim gallatë.
– Pastaj e kemi të lehtë, – tha Lelo. – Kur flet Qorri, i themi: “Mos ha mu...” Kur flet Gonja, i themi: “Ha mu... ha.”
Lini një Përgjigje