Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

25 Shtator 2026 | 17:59

Këtë të premte është zhvilluar mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, për zgjedhjen e tre anëtarëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Dy kandidaturat e propozuara nga Gjykata e Lartë, Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, pas numërimit të votave, rezultuan me barazim votash.

Kandidatët morën vota të barabarta, 179 me 179 vota. Rregullorja parashikon hedhje me short, dhe pas shortit me gogla, fitues rezultoi gjyqtari Sander Simoni.

Kush është Sandër Simoni?

Sandër Simoni ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitet akademike 1992-1996. Ai ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 1997-2000 dhe ka fituar titullin “Magjistrat”. Është doktorant në Departamentin e së Drejtës Penale të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Nga viti 1996 deri në vitin 1997,  Simoni punoi si bashkëpunëtor gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ai përfundoi stazhin profesional si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër midis viteve 1999-2000, ku u emërua gjyqtar në vitin 2000.

Në dhjetor 2003, ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe ndërkohë u delegua në pozicionin e Kryetarit të Gjykatës dhe më vonë u emërua në vitin 2004, duke u zgjedhur në këtë pozicion drejtues për disa mandate radhazi deri në dhjetor 2019. Me krijimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ai u emërua gjyqtar në këtë Gjykatë dhe njëkohësisht Kryetar i Gjykatës, detyrë që e mbajti deri më 19 mars 2021.

Ai është lektor me kohë të pjesshme që jep lëndën “Procedura Penale” në Shkollën e Magjistraturës, ekspert, trajner, mbikëqyrës i praktikës profesionale të studentëve dhe punimeve kërkimore në këtë Shkollë.

Është autor i disa manualeve kryesisht për veprat penale të trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit të hartuara në bashkëpunim me disa organizata ndërkombëtare; autor i shumë artikujve, botimeve në revista kombëtare dhe ndërkombëtare, punimeve kërkimore; dhe pjesëmarrës dhe folës në shumë konferenca ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit.

Ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e së drejtës, dhe ndërkohë ka qenë anëtar i shumë komiteteve, bordeve, grupeve të punës që lidhen me ndryshime legjislative dhe projekte në sektorin e drejtësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kredia rëndon familjet, 1 në 4 huamarrës kalon 30% të të ardhurave

Kredia po rëndon më shumë mbi familjet shqiptare. Edhe pse numri i familjeve me hua ka rënë, 1 në 4 huamarrës shpenzon tashmë mbi 30%...
17:58 | 25/09/2026

“Na sulmojnë përmes medias sociale”, Rama: Nuk jam avokat për t’i mbyllur ato

Gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, kryeministri Edi Rama deklaroi se shoqëria po përballet me një “barbari” dixhitale,...
17:31 | 25/09/2026

Konflikt me sende të forta në Elbasan, vihen në pranga 4 persona

Katër persona janë vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Elbasanit. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi dyshohet se u përfshinë në një...
16:54 | 25/09/2026