
Janë zgjedhur sot 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të cilët u kryhen votime në tri shkallët e Gjyqësorit, Gjykata e Lartë, Gjykatat e Apelit dhe ato të Shkallës së parë.
Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi, janë 3 fituesit e garës me shumicë votash, ndërsa gjyqtari Sandër Simoni fitoi me short, pas barazimit të votave me kandidaten tjetër Arbena Ahmeti.
Në gjykatat e Apelit garuan Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj, i cili fitoi 190 vota kundrejt 171 vota që mori rivalja e tij.
Ndërsa për përfaqësimin e Gjykatave të Shkallës së Parë, kandidaturat e prezantuara ishin Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho, ku fitoi me shumicë votash gjyqtarja Brunilda Kadi./Versus.al

