BE vë në dispozicion 922 milionë euro, por investimet me financim të huaj bien 20% në 8-mujor
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...

Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit investimet e kompanive me kapital austriak arritën vlerën e 122 milionë eurove, në rritje me 79% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Stoku i investimeve austriake në mesin e këtij viti arriti në 1 miliard e 39 milionë eurove, në rritje me 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë. Ndjekin investimet e huaja me Turqia, që në gjashtë muaj arritën vlerën e 111 milionë eurove, në rritje me 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.48 miliardë euro, në rritje me 14% krahasuar me mesin e vitit 2025.
Ndërmarrjet turke kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim. Ndërkohë, këtë vit në Shqipëri aktivitetin edhe një ndërmarrje e re e rëndësishme turke, dega e Bankës Ziraat.
Investimet italiane për 6-mujorin kishin me një fluks total prej 99 milionë eurosh. Investimet italiane janë rritur me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve. Stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në pak më shumë se dy miliardë euro, në rritje me 13% krahasuar me një vit më parë.
Hollanda ka zbritur në vendin e katërt mes investitorëve të huaj. Megjithatë, vlera e investimeve hollandeze ngelet në rritje. Për 6-mujorin, investimet hollandeze arritën në 89 milionë euro, 5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa stoku i investimeve hollandeze ka arritur vlerën e 2.93 miliardë eurove, në rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.
Përveç një roli të rëndësishëm të kompanisë së nxjerrjes së naftës Shell, që tashmë e ka ndërprerë aktivitetin në Shqipëri, kryesimi i investimeve hollandeze në vitet e fundit lidhet kryesisht me faktin se Hollanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.
Rritje të mëtejshme këtë vit kanë shënuar edhe investimet e ndërmarrjeve nga Kosova. Për 6-mujorin 2026, ato arritën vlerën e 67 milionë eurove, me një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i investimeve nga Kosova arriti në 667 milionë euro, në rritje me 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Investimet nga Kosova janë rritur sidomos gjatë vitit 2025, edhe falë disa blerjeve të ndërmarrjeve të rëndësishme në sektorin e tregtisë nga kompani me kapital kosovar.
Për t’u përmendur në gjysmën e parë të këtij viti është edhe rritja e investimeve nga Ishujt Kajman, juridiksion i njohur për regjistrimin e bizneseve offshore. Në gjashtë muaj, investimet nga Ishujt Kajman arritën në 66 milionë euro.
Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës.
Kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve. Për këtë arsye, shpesh stoku i investimeve për një sektor apo investitor të huaj mund të rritet, pavarësisht rënies së flukseve të reja. /Monitor

Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80 lekë dhe ...
Në kulmin e krizës së çmimeve, karburanteve pritet t’u sht...
Pasuritë e paluajtshme të zotëruara nga kompanitë e siguri...
Numri i shqiptarëve që rezultojnë depozitues në banka ësht...
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rrit...
Bankat tregtare vijuan fshirjen e kredive edhe në gjysmën ...
Më shumë se një në katër persona të moshës 16 vjeç e lart ...
Operatorët celularë duhet të vendosin limit financiar për ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan blihet me 79.7 lekë dhe...
Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankë...
Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të...
Familjet me kryefamiljare gra shpenzojnë mesatarisht rreth...
Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri histori...
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan blihet me 79.4 lekë d...
Anëtarët e fondeve private të pensioneve pritet të kenë më...
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Globa...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Janë publikuar pamjet e vrasjes së Artan Myrtajt në Sarand...
Policia ka dalë me reagim zyrtar për plagosjen e ndodhur m...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në zonën e Zogut të...
Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia, duke lënë në arres...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot ...
Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zg...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte të qën...
Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtë...
Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e ...
Me nderime ushtarake, tapet të kuq dhe një banket madhësht...
Greqia po bën përpjekje intensive për të bindur qytetarët ...
Institutet ekonomike po përmirësojnë parashikimet për Gjer...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Mbi kurrizin e thyer të Kodrës Gordon, aty ku koha duket s...
Siti palafit i Linit vijon të zbulojë të dhëna të reja për...
Pazari i Vjetër i Korçës është kthyer në skenë të muzikës ...
Austria është investitori kryesor i huaj në Shqipëri për k...
Shqipëria po hyn në një periudhë me mundësi shumë më të më...
Shqipëria ka shënuar përmirësimin më të madh nga të gjitha...
Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë zëri me ecurinë më...