25 Shtator 2026, 18:25
Nga E.d
Guillaume Mercier
BRUKSEL- Brukseli është rezervuar të komentojë arrestimin e Vlora Hysenin dhe skandalin e SHISH, por jo për SPAK-un. Komisioni Europian është pyetur për skandalin që ka përfshirë SHISH dhe masën “arrest shtëpie” ndaj Vlora Hysenit.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi Guillaume Mercier u rezervua të komentonte çështjen konkrete. Mercier tha se nuk mund të komentojë çështje që janë në proces, por theksoi se po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar.
Ndonëse hezitojë të komentonte situatën me Hysenin, Mercier foli për SPAK për të cilin tha se Komisioni ka besim të plotë tek aftësia e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar. Zëdhënësi shtoi se Komisioni është gjithmonë në kontakt me homologët shqiptarë. Ndërsa për vlerësimin më të gjerë të Komisionit Europian mbi situatën, Mercier iu referua raportit të ardhshëm për zgjerimin.
Guillaume Mercier: Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm.
Kemi besim të plotë tek aftësia e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar. Në një këndvështrim më të gjerë, ne jemi gjithmonë në kontakt me homologët shqiptarë. Sa i përket vlerësimit tonë për situatën, ju e dini që raporti për zgjerimin do të publikohet në javët në vijim./Dosja.al
guillaume mercier
Politike
25 Shtator 2026, 17:50
E.d
Edi Rama
SHBA- Aeroporti i Tiranës është kthyer në një nga simbolet e zhvillimit dhe rritjes së Shqipërisë, me nj&e...
Politike
25 Shtator 2026, 16:39
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas sulmit me vezë nga shqiptarët në New York, ku ai po merr pjesë n...
Politike
25 Shtator 2026, 16:27
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar sumet ndaj protestuesve të cilët ndodhen në shesh prej më shumë se tre ...
Politike
25 Shtator 2026, 16:20
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama foli për Bonot e Diasporës, të cilat sipas tij, synojnë të rrisin më tej përfshirje...
Politike
25 Shtator 2026, 16:14
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri Edi Rama tha se ky është viti i 6 që Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon. Gjat&...
Politike
25 Shtator 2026, 16:07
E.d
Edi Rama
SHBA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka tradhtuar Hashim Tha&c...
Politike
25 Shtator 2026, 16:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Qeveria ka miratuar ditën e sotme disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe posteve të zëvendësminis...
Politike
25 Shtator 2026, 15:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht draft ligjin për ndarjen administrative-territoriale ...
Politike
25 Shtator 2026, 14:38
I.A
Eric Wendt
TIRANË- Mbërriti në Shqipëri mesditën e kësaj të premteje, 25 Shtator, ish-gjenerali Eric Wendt i përzgj...
Politike
25 Shtator 2026, 13:57
E. D
Arian Tahiri, deputet i PDK-së
KOSOVË- Nisma për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovë...