Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama tha nga Nju Jorku se SHBA-të e tradhtuan Hashim Thaçin, Endriti “jehonë” fjalimit të kryeministrit (POSTIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Rama tha nga Nju Jorku se SHBA-të e tradhtuan Hashim Thaçin, Endriti
Endrit dhe Hashim Thaçi, Edi Rama

Gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, kryeministri i vendit Edi Rama gjatë fjalës së tij u ndal veçanërisht te Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë pas procesit të zhvilluar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas kryeministrit, Uashingtoni mund të kishte bërë më shumë për ish-krerët e UÇK-së dhe sidomos për Hashim Thaçin, një moment ky që nuk ka kaluar pa u vënë re nga djali i ish-kreut të UÇK-s, Endriti i cili ka postuar në rrjet fjalimin e Ramës në shenjë falenderimi.

Fjala e Edi Ramës:

I kërkoj sidoqoftë ndjesë gjithkujt që ndoshta do ndihet i shpërfillur, por më duhet të them që gjëja më e mirë që mund të më ndodhte sot ishte të gjendesha ulur krah “kumbarit” të komunitetit shqiptar zotit Sal Rusi. Meqë ra fjala për Sal Rusin dhe familjen e tij dhe kënaqësinë që i takova ata këtu sot, po kështu më bën të vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar edhe nën strehën e tij.

Ai është Hashim Thaçi. Ai nuk është me ne sot këtu dhe ai nuk mund të jetë sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Bideni që emërtoi George Washingtonin e Kosovës e tradhtoi.

Postimi i Endrit Thaçit:

Rama tha nga Nju Jorku se SHBA-të e tradhtuan Hashim Thaçin, Endriti
 

Nga ana tjetër, shqiptarët janë bërë sërish bashkë në ditën e 10-të duke marshuar nëpër Kosovë, ku njëzëri kërkojnë lirimin e katërshes së UÇK-së, për të cilët Haga dha 81 vite burg në total.

Pas mbylljes së marshimeve gjatë pasdites së kësaj të premte, qytetarët pritet të mblidhen sërish për të 10-tën herë në sheshin “Skëndërbeu” të Prishtinës, ku të pranishëm si zakonisht do të jenë dhe fëmijët e çlirimtarëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese