LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 118-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Aktivisti Edison Lika ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kryeministri Rama do ta mbyllë karrierën e tij politike me pranga.  • Lika deklaroi se faza e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit ka përfunduar dhe se protestat do të vijojnë me një tjetër thirrje. • Aktivisti tha se kjo rezistencë ka bërë që çdo qytetar mund të shohë më afër se kurrë rrëzimin e këtij regjimi.  • Aktivisti Arben Kola falenderoi shqiptarët në SHBA, të cilët pritën me vezë kryeministrin Edi Rama. • Duke folur para qytetarëve, Kola tha se kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe. • Ai tha se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime kushtetuese. • Aktivisti Erald Ndoj iu drejtua publikisht ambasadorit të ri të Amerikës, Eric ëendt, duke kërkuar mbështetje dhe ndihmë për situatën politike në Shqipëri. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ai e përshkroi situatën në vend si një prej periudhave më të vështira, ndërsa theksoi lidhjet e forta të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto ishin disa nga thirrjet e tyre.

7 artikuj për këtë temë.

23 MINUTA ME PARE

Protestuesit nuk i ndal as shiu/ Vijon marshimi në Tiranë: Pa rini nuk ka Shqipëri

Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur mashimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa i kanë qëndruar bindshëm revoltës së tyre pavarësisht kushteve atmosferike. “Ju erdhi fundi!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri!” dhe “Anuloni ligjet!”, këto janë ndër thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit.

Ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa kanë kërkuar edhe krijimin e një qeverie tranzitore. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.  Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.  “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 118-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Aktivisti thirrje ambasadorit të ri të SHBA-vë: Na jepni një dorë, duam të krijojmë një qeveri të fortë!

Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Aktivisti

TIRANA- Aktivisti Erald Ndoj iu drejtua publikisht ambasadorit të ri të Amerikës, Eric Wendt, duke kërkuar mbështetje dhe ndihmë për situatën politike në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ai e përshkroi situatën në vend si një prej periudhave më të vështira. Kjo ndërsa theksoi lidhjet e forta të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara.

“Sot Zoti Eric Wendt Shqipëria sot është në ditët më të vështira. Shqipëria është kombi më amerikandashës. Sot Shqipëria ka nevojë për më shumë se ju. Kemi nevojë sepse po na cënohet sovraniteti, e drejta themelorë. Ju bëj një lutje na jepni një dorë sepse ju garantojmë se nuk do lejojmë që të vijnë kurrë këto ditë të zeza. Na ndihmoni të krijojmë një qeveri të fortë”, tha nder te tjera aktivisti./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta e 118-të/ Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Aktivisti Arben Kola

TIRANA- Aktivisti Arben Kola falenderoi shqiptarët në SHBA, të cilët pritën me vezë kryeministrin Edi Rama. Duke folur para qytetarëve, Kola tha se kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe.

Aktivisti tha se protestuesit do të vijojnë aksionin dhe përsëriti kërkesat e tyre. Ai tha se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime kushtetuese.

Aktivisti Arben Kola: Dua të nis me një falënderim për shqiptarët e Amerikës dhe një prej koordinatorëve që qëlloi në shenjë. Një patriot nga Dibra që është pjesë e protestës që ditën e parë. Dua ta falënderoj nga zemra dhe duhet të vazhdojmë betejën, se nesër do të jetë sërish në Asamblenë e OKB-së Ramoviçi, bashkë me Tao Taon dhe servilat e tjera, të cilët po e shoqërojnë në Amerikë.

Ndërkohë që pensionistët vuajnë, spitalet pa ilaçe, ai fle në hotele me 15 mijë dollarë nata, Ramovicci. Ndërsa Tao në dhoma me 10 mijë dollarë nata. Imagjinoni çfarë talljeje bëhet me shqiptarët. Dua t’ju kujtoj se kërkesat tona nuk kanë ndryshuar. Një, dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit dhe qeverisë. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike. Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate. Për çdo kryeministër që do të vijë në të ardhmen, jo më shumë se dy mandate. E para është dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Protesta kundër qeverisë/ Aktivisti Edison Lika: Rama do ta mbyllë karrierën e tij politike me pranga

Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Edison Lika

TIRANA- Aktivisti Edison Lika ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se kryeministri Rama do ta mbyllë karrierën e tij politike me pranga. 

Lika deklaroi se faza e kërkesës për dorëheqjen e kryeministrit ka përfunduar dhe se protestat do të vijojnë me një tjetër thirrje. Aktivisti tha se kjo rezistencë ka bërë që çdo qytetar mund të shohë më afër se kurrë rrëzimin e këtij regjimi.

“Nga sot u themi kryeministrit se koha për dorëheqje ka mbaruar, nga sot do thërrasim arrestoni Ramën. Rama nuk do jetë aq me fat sa të mbyllë karrierën politike me dorëheqje, ai do ta mbyllë karrierën 0politike në pranga”, tha Lika./Dosja.al

2 ORE ME PARE

118 ditë protestë/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 118-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al

3 ORE ME PARE

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 118-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 118-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 118-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al

Sondazh

Poll

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama sulmon protestuesit: Shqipëria e shqiptarëve, slogan i neveritshëm dhe i turpshëm

Rama: Në Shqipëri do investohen miliarda jo vetëm me projektin e Kushner, por me projekte të mëdha

Rama nga SHBA: Ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu

Pamje të rënda nga atentati në Sarandë! Artan Myrtaj vrapon për t’u shpëtuar plumbave...

"O Kriminel, o mafia"/ Shqiptarët qëllojnë me vezë Edi Ramën në SHBA: E gjithë Shqipëria ty të urren

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit...

Aktivisti Lika për Vlora Hysenin: Nuk duhej të futej në SPAK, duhet të jetë në burg

Aktivisti Arben Kola thirrje shqiptarëve në SHBA: Priteni Ramën me vezë para OKB-së...

Aktivistja Vatnikaj: Dejtoresha e SHISH i jepte informacione Agasit për t’i shpëtuar policisë

Dita e 117-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Klodiana Lala për sulmin e Vlora Hysenit: Do t’i drejtohem SPAK me kallëzim penal

I moshuari shoqërohet me forcë nga policia gjatë protestës së sotme

Berisha: Vlora Hyseni ka zbatuar çdo porosi dhe urdhër të Ramës

Berisha dënon shantazhin ndaj Klodiana Lalës: E kam thënë që gazetarët janë në përgjim

Tension gjatë protestës në Tiranë, polici i hedh nga dora telefonin protestueses që po e filmonte

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, hidhen vezë ndaj efektivëve: O Ervin, si e ke syrin?

Përfundon seanca në GJKKO për masën e sigurisë, Vlora Hyseni del nga gjykata, ‘kyç’ gojën për mediat

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë?

Çfarë ndodhi në Lezhë?Një person paraqitet në spital i plagosur me armë në bark,niset drejt Traumës

Koçeku: Rama të vijë në sallë dhe të thotë çfarë dinte

Topalli-Peleshit: Je numri 2 i Republikës dhe nuk flet një fjalë për ish-shefen e SHISH!

Kryemadhi paraqitet në GJKKO, s’i kursen ironitë: Si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën

Mesazhet mes Vlora Hysenit dhe Agasit, Korreshi: Kryeministrit duhet t’i themi që shtetit i kanë…

Përplasjet me policinë, një protestues humb ndjenjat

Ish-drejtuesja e SHISH i kthehet gazetares: Si kalon ti me agjentët serbë në hotel

Noka: Siguria kombëtare ka rënë, shërbimet sekrete janë në duart e karteleve

Mediu në parlament: Në qoftë se kjo seancë do të vazhdojë kështu, ju keni zhbërë parlamentarizmin

Opozita kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, maxhoranca e rrëzon. Demokratët bllokojnë foltoren

Tensionohet situata te Ministria e Brendshme, shoqërohen disa protestues, mes tyre Dritan Goxhaj

Masa e arrestit për ish-drejtoreshën e SHISH, Gogu: Përgjegjësia penale është individuale!

Protesta pranë Kuvendit, shoqërohen dy persona

Jashtë protestë, brenda seancë plenare, policia ngre gardhet metalike përreth Kuvendit

Bie zjarr në fushën e Lazaratit, digjet një sipërfaqe me barishte dhe shkurre

Haga dënon Kosovën/ Pjesëmarrje masive në shesh, protestuesit për të tetën natë radhazi...

“Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”/ Protestuesit marshojnë para Parlamentit: Anuloni ligjet

Mbyllen fjalimet te Kryeministria/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së me 81 vite burgim, shqiptarët në SHBA protestojnë...

Edison Lika: Qëndresa jonë çdo ditë në shesh po gërryen pushtetin e qeverisë

Berisha: Bojkoti do ishte avantazh për Ramën, ne do i japim atij përgjigjet më të forta...

Berisha: Vlora Hyseni e kishte pajisur Agasin me mjetet më të sofistikuara të përgjimit...