Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FCB Bomb

Rama publikon foton pak para fjalimit në OKB, shfaqet pranë flamurit shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Rama publikon foton pak para fjalimit në OKB, shfaqet pranë flamurit
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi pak para fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që po zhvillohet në Nju Jork.

Në fotografinë e publikuar, Rama shfaqet pranë flamurit shqiptar, në pritje të momentit kur do t’i drejtohet nga foltorja përfaqësuesve të vendeve anëtare të OKB-së.

Kryeministri ndodhet në Shtetet e Bashkuara prej ditës së shtunë, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme. Sipas axhendës së publikuar, fjalimi i tij është parashikuar për orën 17:00 me kohën lokale, ndërsa në Shqipëri do të jetë ora 23:00.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme, në një seancë ku liderët dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare prezantojnë qëndrimet e tyre për çështje me rëndësi ndërkombëtare.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar edhe një takim me komunitetin shqiptar në Michigan. Në axhendën e vizitës së tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese