Qytetarët po mblidhen sërish në sheshin ‘Skëndërbej’ në kryeqytet, për të shënuar ditën e 118-të me radhë të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qëndresa e përditshme po vijon me intensitet të lartë, ndërsa revolta e qytetarëve është ushqyer së fundmi nga skandale të reja shtetërore që kanë përfshirë kabinetin qeveritar, si zbulimi i komunikimeve mes ish-drejtueses së SHISH Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit.
Edhe sot, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, duke lëshuar thirrje të njëpasnjëshme për largimin e menjëhershëm të shefit të qeverisë.
Përmes pankartave dhe fjalimeve në shesh, pjesëmarrësit gjatë 117 ditëve me radhë kanë denoncuar keqqeverisjen, aferat më të fundit që kanë dalë në dritë, si dhe rritjen e kostos së jetesës.
Organizatorët dhe qytetarët e pranishëm theksuan se dorëheqja e Edi Ramës mbetet një kërkesë e panegociueshme dhe e parevokueshme, duke vijuar me shfuqizimin e ligjit të investitorëve strategjikë, Paketës së Maleve, sikurse krijimin e një qeveri teknike për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja.
© SYRI.net
Berisha: U deklaroj organizatave kriminale të Elbasanit, Durrësit, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, vend mbi tokë nuk do të keni veç burgut
VIDEO/ Berisha: ‘Tirania mediatike’ fsheh Shqipërinë e varfër dhe emigracionin, 1.1 milion shqiptarë janë larguar
‘Ngjyra blu, ngjyra e shpresës’/ Alizoti: Rrënja e mirë prodhon risi të mirë! PD ka nevojë për qëndrestarët dhe të rinjtë